Pashkët, rritet fluksi i emigrantëve në pikat kufitare
TIRANE - Festa e Pashkëve Ortodokse ka rikthyer në Atdhe, ashtu sikurse çdo vit, shqiptarët që jetojnë në emigrim.
Rritja e fluksit të emigrantëve është evidentuar fillimisht në pikën kufitarë të Kapshticës, ku përgjatë 24 orëve janë regjistruar 3049 emigrantë të cilët kanë hyrë në tokën shqiptare. Ndërsa numri i automjeteve arrin në rreth 900.
Pala shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa ajo greke vetëm me 2. Ndërkaq fluksi pritet të rritet në orët në vijim.
Edhe në Kakavijë ka pasur rritje të numrit të hyrjeve dhe daljeve. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 3 mijë persona dhe rreth 1000 mjete. Por është regjistruar dhe një numër i lartë daljesh. Pala shqiptare punon me 5 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa ajo greke me 3.
(er.nu/news24/BalkanWeb)