Vendi vakant në KLD, "Çefa-Visha", pritet votimi në Kuvend
TIRANE - Kuvendi nisi punimet e seancës së sotme plenare me pikën e parë të rendit të ditës, pr/ligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes dhe Fondit të OPEC-ut për zhvillim ndërkombëtar për Financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan".
Seanca e sotme, krahas pr/ligjeve të parashikuara në axhendë, pikën më të rëndësishme do të ketë votimin e fshehtë për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për këtë post në Kuvend mazhoranca dhe opozita kanë paraqitur kandidaturat respektive: Elvis Cefën (PD) dhe Ardian Vishën (PS).
Në punimet e sotme parlamenti do të njihet dhe me raportin e Këshillit të Rregullores lidhur me mandatin e lënë të ish-deputetes socialiste, Rudina Seseri. Përmes raportit Këshilli i kërkon Kuvendit të njohë dorëheqjen e kandidatit në listën e PS-së, Gjon Bardhi dhe më pas t'i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emrin e radhës që do të zërë vendin e ish-deputetes Seseri.
Vendi vakant në KLD, "Çefa-Visha", sot votimi në Kuvend
Dy kandidaturat për vendin vakant në KLD pritet të votohen të sot në seancë parlamentare me një votim të fshehtë.
Pas largimit të Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi Elvis Cefën për anëtarin e ri në këtë institucion, ndërsa opozita ka propozuar Ardian Vishën.
Mazhoranca deklaron votën kundër kandidatit Ardian Visha, të propozuar nga një grup prej 30 deputetesh socialistë.
Socialistët kanë vendosur të këmbëngulin që votimi të bëhet me kuti, përderisa është një votim që bëhet për persona të veçantë.
"Mister" mbetet qëndrimi që do të mbajnë ndaj dy kandidaturave, deputetët e LSI-së dhe të PR-së, të cilët do të jenë përcaktuar për shpalljen e fituesit.
Mandati i Seserit, konsensus mes PD–PS, raporti sot në Kuvend
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve i dha dje zgjidhje çështjes së zëvendësimit të Rudina Seserit në Parlament. Kuvendi do të votojë në seancën e sotme pranimin e dorëheqjes së Gjon Bardhit nga posti i deputetit. Këshilli i Rregullores do t’i drejtohet Parlamentit me një raport të hartuar nga Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri, i cili bazohet në nenin 71 pika dy e Kushtetutës dhe nenin 164 pika 1 dhe 2 e Kodit Zgjedhor. Këto nene kanë të bëjnë me raportet mes betimit dhe marrjes së mandatit, si edhe afateve të vendosura në Kod Zgjedhor.
Këshilli konsideroi se në të dyja këto nene janë të gjitha hapësirat për ta vlerësuar të rrëzuar mandatin e Gjon Bardhit si deputet. Raporti do t’i drejtohet KQZ-së, për t’i dhënë mundësi në këtë mënyrë Edison Konomit të marrë mandatin e 66-të të Partisë Socialiste në Parlament.
Parlamenti ka zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e zëvendësimit të Rudina Seserit, pa pasur nevojën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në Këshillin e Rregullores, gjatë interpretimit të nenit 71 të Kushtetutës, deputetët e majtë dhe të djathtë kanë rënë dakord për faktin se deputeti humbet mandatin në rastin kur ai nuk bën betimin.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vendi vakant në KLD, Visha seancë dëgjimore, PD: S'ke besueshmëri