Zbardhet vrasja e 18- vjeçarit, prangoset vëllai dhe xhaxhai
Lushnje- Vrasja makabre e 18-vjeçarit në Gusht të 2008-ës është zbardhur dje nga policia e cila ka raportuar fakte tronditëse.
Vrasësit e Taulant Hamzait janë i vellai, Myslym Hamzaj, 32 vjeç dhe xhaxhai i viktimës, 59-vjeçari, Zabit Hamzaj. Policia e Lushnjes ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
Më 7 gusht 2008 në kthesën e Grabianit Taulant Hamzai u gjet i vrarë nga kalimtarë të rastit. Policia deklaroi se ai ishte qelluar barbarisht me mjete të forta dhe më pas ishte djegur pranë një kanali.
Familjarët për muaj të tërë nuk kanë bërë asnjë denoncim për zhdukjen e tij çka ka hedhur edhe dyshimet e policisë mbi ta. Tashmë mbi familjarët vrasës rendon akuza e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim.