Halimi: Shërbimi i provës i suksesshëm

Kreu i Drejtësisë ishte i pranishëm në një konferencë me “Vlerësimi i të dënuarve, standardet dhe ndryshimi, zhvillimi i një Shërbimi Prove modern”, nga ku deklaroi se shërbimi i provës ka pasur vëmendjen e madhe të të gjithë ekspertëve, nga menaxherët e sistemit dhe ndihmën më të kualifikuar të ekspertëve ndërkombëtarë.”
Aktualisht shërbimi i provës ka nën vëmendjen dhe kujdesin e vet rreth 3500 persona, ndërkohë që të dënuar janë rreth 3000 persona. Këtë vit janë hapur edhe 4 zyra të reja të shërbimit të provës dhe aktualisht numërohen 12 zyra vendore, veprimtaria e të cilave mbulon të gjithë territorin e vendit, të cilat funksionojnë me kapacitet të plotë administrativ dhe infrastrukturor.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që të fitojmë besimin e qytetarëve se drejtësia po konsolidohet, se vendimet e gjykatave ekzekutohen, se të fortët e krimit e kanë vendin pas hekurave dhe më pak të rrezikshmit për shoqërinë, po kryejnë dënimin me metodë alternative dënimi. Vetëm kështu, ne do të arrijmë të konsolidojmë këtë element të rëndësishëm të reformës në drejtësi. Vetëm kështu, ne do të arrijmë të bindim plotësisht qytetarët që na kanë besuar qeverisjen, se ne ecim drejt reformave dhe reformat që ne kryejmë janë të suksesshme”, theksoi ministri Halimi.
Një dënim tjetër alternativ, ajo e Mbikëqyrjes elektronike do të aplikohet nga Shërbimi i provës. “Kjo reforme që do të bëjë Shqipërinë lider në rajon, dhe pas pak ditë ditësh ne do të hapim tenderin ndërkombëtar për këtë proces dhe kjo reformë do të jetë e prekshme për pak muaj në Tiranë”, tha Halimi. /Start/
2012-04-11 17:01