E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasiguri dhe shok - Te vdekur pas sulmit ndaj OKB-se ne Nigeri

Jemi te shokuar teresisht nga ky sulm i tmerrshem kunder Kombeve te Bashkuara. Ky eshte nje sulm me permasa te terrorizmit nderkombetar i cili mund te ndodhe kudo tjeter ne bote. shte sulm ndaj organizates boterore dhe te gjithe ne jemi shume shume te prekur per kete thote me fjale tronditese sekretarja e shtetit ne Nigeri Viola Onwuli.

Pamje tronditese

Si shume anetare tjere te qeverise edhe ajo menjehere ka shkuar ne vendin e ngjarjes. Pamjet ishin shokuese njerez te vdekur dhe te plagosur gjak gjithandej. Kati i pare i kuartierit qendror te OKB-se ne Abuja eshte shkaterruar teresisht. Sulmi ka ndodhur te premten nga mesdita kur atentatori ka aktivizuar nje lende shperthyese te vendosur ne nje veture. Shperthimi i fuqishem ka tronditur tere qytetin. Sulmi ka ndodhur ne nje prej godinave me te sigurta ne Nigeri ne mes te lagjes diplomatike. Ne kete godine kane punuar rreth 400 bashkepunetore te OKB-se.

Isha ne banje kur gjithcka filloi te rrenohet. Kam ikur me shpejtesi. Kur dola jashte pash shume njerez te plagosur pjeserisht shume rende thote nje bashkepunetor. Ndersa nje tjeter shpjegon Isha ne shtepi kur me thirri nje kolege. Kam ardhur menjehere dhe kam pare shume te vdekur me trupa te sakatosur dhe organet te nxjerra perjashte. Dukej me te vertete si nje fushebeteje.Bildunterschrift Ambulanca dhe forcat e shpetimit vihen ne dispozicion pas sulmit

Boko Haram ne Nigeri

Sipas te dhenave te fundit numri i viktimave mund te shtohet sepse shume te plagosur jane ne gjendje te rende. Ne Nigeri ka pasur kohet e fundit shume sulme. Pergjegjesine per kete sulme e ka marre grupi ekstremist islamik Boko Haram i cili kerkon qe feja ne kete vend te kete nje rol shume me te rendesishem dhe i cili denon stilin e jetes perendrimore. Hussaini Abdou drejtori i organizates Action Aid Nigeria shpjegon Boko Haram eshte nje levizje e myslimaneve te rinj qe mund te quhen edhe fanatike. Ata hedhin poshte arsimimin perendimor. Radikalizimi ka te beje shume edhe me gjendjen e rende ekonomike. Boko Haram mbledhe shume njerez te paarsimuar dhe te papune.

Shumekush eshte shqetesuar per shkak rritjes se kesaj organizate sepse ajo160 nuk eshte me vetem nje levizje e studeteve radikale. Ushtria amerikane ka bere te ditur se ky grup ka kontakte edhe me rrjetin terrorist El Kaida.

Sulmi ka dhe disa te vecanta. Per here te pare ne Nigeri eshte sulmuar nje godine e bashkesise nderkombetare. Mesazhi eshte i qarte Askush ne Abuja me nuk eshte i sigurit. As diplomatet.

Autor Marc Dugge/Bahri Cani

Redaktoi Lindita Arapi

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›