E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paskal Milo: Rama na shiti për LSI-në, ndërsa qurravecët e PS-së duan të më tregojnë se çështë e majta

miloPaskal Milo ka lëshuar akuza të forta ndaj kryesocialistit Edi Rama. Duke folur për News 24, Milo ka thënë se Rama i ka shitur aleatët e vet për LSI-në.

Sigurisht jemi koshient që PS na shiti për LSI, këtë e dinë gjithë shqiptarët, por ne të ardhmen tonë, kontributin tonë ndaj opozitës shqiptare nuk e lidhim me emra të përveçëm, por me kauzën dhe alternativën tonë. Duke fituar sa më shumë vota do kontribuojmë për fitoren e opozitës. Ne po vuajmë tradhtinë e radhës që aq shpesh ndodh tek e majta shqiptare, por kjo tashmë nuk na ligështon, ka thënë Milo.

Sipas tij, Rama nuk ia ngre më telefonin. Milo ndërkohë ka shigjetuar edhe disa persona të tjerë të PS, pa përmendur emra, duke thënë se nuk mund ti tregojnë se çështë e majta.

Koalicionit po shkon siç po shkon, por tendenca e përgjithshme na favorizon, pavarësisht sjelljes së PS ndaj aleatëve të saj. Ne do shkojmë përpara. Ne kemi përgjegjësi ndaj elektoratit të majtë, pavarësisht kur gabon PS. Ne duhet të këshillojmë që të gabojë sa më pak. Tani atë po bëjmë, po e këshillojmë që të mos bëjë më gabime, se kushton shumë. Nuk e ka PS monopolin e së majtës shqiptare, por e kemi gjithë bashkë. Nuk vjen njeri nga PS dhe më thotë se kush është e majta, kushdo qurravec dhe më thotë. Dhe PS ka shumë qurravec. Telefoni i Ramës nuk funksionin më, vetëm kur ka ndonjë kritikë ndaj PS, shtoi Milo.

Ai konfirmoi se Rama propozoi që të kandidonte në listën e PS-së, por nuk e ka bërë këtë gjë për respekt të partisë dhe asaj që përfaqëson.

Ne duhet të vështrojmë përpara dhe unë nuk mund të shitesha për një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Oferta ka qenë nga zoti Rama dhe e kam thënë se për një karrige nuk mund të shes partinë se ti tillë ishte kushti që të futesha në listë dhe të braktisja partinë. Unë nuk mund ta pranoja se ishte një detyrim që kam ndaj mijëra njerëzve që kanë luftuar me mua dhe përkrah PS që ka të bëjë me opozitën tonë. Nuk dua të qahem për një çështje që kam marr vendim të tillë, deklaroi Milo./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›