E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasesit e policit Thaci I strehon Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se gjatë operacionit të EULEX se janë konfiskuar fakte të rëndësishme të funksionimit të strukturave paralele në veri të vendit. Hashim Thaçi ka informuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për aksionin e ndërmarrë, ku ai tha se janë konfiskuar fakte te rëndësishme dhe armë të ndryshme që janë përdorur në veprimet e dhunshme nga strukturat paralele atje.

Shefi i qeverisë së Kosovës tha se organet e drejtësisë në kuadër të hetimeve për veriun kanë përgatitur edhe një numër të kallëzimeve penale kundër një numër personash që kanë cënuar sovranitetin e Kosovës prej 12 vitesh u tha deputetëve se strukturat kriminale në veri i kanë ditët e numëruara.  Sërish kreu i qeverisë bëri përgjegjës për dhunën në veri Beogradin dhe kërkoi nga autoritet në Serbi të mos i strehoj vrasësit e policit të Kosovës dhe të respektojë fletë arrestet ndërkombëtare.

“Edhe sot veprimet e institucioneve te Kosovës dhe atyre ndërkombëtare kanë qenë në vazhdon e përpjekjeve për rend dhe ligj. është një dështim i politikës së re dhe fitore e politikës së vjetër dhe fitore e politikës së re –Kosovës sovrane dhe evropiane”-tha Thaçi.

Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar pozitive edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në të cilën sipas tij është vlerësuar i drejtë vendimi i institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.

“Ka fituar e mira kundër të keqen, e drejta mbi të padrejtën, ka fituar drejtësia e vendimit tonë për reciprocitet dhe vendimit tonë  historik për vendosjen e rendit dhe ligjit më 25 korrik të vitit të kaluar”-u shpreh ai.

Ndërkohë, pas aksionit të sotëm të EULEX-it në veri, policia njofton se serbët e Zupçit kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicë-Zubin Potok dhe rrugët tjera alternative që çojnë në këtë drejtim. Kryetari paralel i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, e ka vlerësuar si shumë brutal dhe të vrazhdë aksionin e EULEX-it dhe KFOR-it në veri i cili sipas tij ka për qëllim frikësimin e popullatës dhe shpërnguljen e serbëve nga kjo pjesë.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›