Libi, rebelët: Është e drejta jonë, të vrasim Gadafin

“Gadafi sigurisht që ndodhet në Libi, dhe nëse nuk dorëzohet ëshë e drejta jonë për ta vrarë”. Kështu është shprehur përfaqësuesi i rebelëve në Libi, Omar Hariri, i cili po ashtu ka shtuar se sipas informacioneve që ai ka, 80% Gadafi ndodhet ende në Libi.
“Ai është një kriminel. Në të gjithë botën, nëse një kriminel nuk dorëzohet, është e drejta e atyre që respektojnë ligjin për ta vrarë”, shton Darrad. Ndërkaq, dhjetëra persona të vdekur ka pasur në Tripoli gjatë festimit të festës së Fiter Bajramit.