Pasojat ekonomiko-sociale të Aktit Normativ për ushtarakët
Anilejda Shëmbitraku
Pas diskutimeve të shumta për efektet që ka Akti Normativ për pensionet suplementare të ushtarakëve nga forcat politike në vend dhe nga institucionet shtetërore, të vetmit që do të ndiejnë efektet e këtij akti janë ushtarakët në lirim dhe në rezervë, sipas të cilëve, ky është një akt antiligjor dhe antikushtetues.
Akti Normativ
Në pikën 2 të nenit 4, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen si më poshtë vijon: Në pikën 2, paragrafi i dytë dhe i tretë, ndryshohen si më poshtë vijon: “Për efekt të llogaritjes së përfitimeve: Paga referuese neto është paga që rezulton pas zbritjes, nga paga referuese, të kontributit të detyrueshëm të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor plus tatimin mbi të ardhurat personale plus kontributin suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. Përkeqësimi në këtë pikë qëndron në faktin se paga mesatare referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas periudhave të qëndrimit në atë gradë apo funksion. Paga mesatare referuese neto, është paga e barabartë me pagën referuese mesatare, pasi i zbritet shuma e kontributit të sigurimit shoqëror shëndetësor, tatimit mbi të ardhurat dhe kontributit suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. Pagat referuese të njësuara, rregullat e llogaritjes së pagës referuese neto dhe rregullat e llogaritjes së pagës mesatare referuese neto, për të gjithë karrierën, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.
Llogaritja
Kushti për përfitim, vetëm vjetërsia; 12 vjet femra dhe 15 mashkulli (neni 16 i Ligjit Nr. 7496, datë 3.7.l991, neni 35 pika 1 Ligji Nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”), jepet pas plotësimit të moshës 44 vjeç femra dhe 47 vjeç mashkulli. Masa 50% të pagës referuese për 12 vjet femra dhe 15 mashkulli, plus 2% për çdo vit tjetër shërbimi mbi 12 e 15 vjet (neni 16 i Ligjit Nr. 7496, datë 3.7.l991, neni 35 pika 1 Ligji Nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”), jepet në masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi. Njohja vjetërsi shërbimi e periudhës së trajtimit me këtë pension e derdhja e kontributeve me pagën referuese mbi të cilën është llogaritur pensioni (paragrafi 5 neni 11 i Ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996; neni 14, pikat 5, 6 të Ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005, neni 2, pika 7 e Ligjit Nr. 9481). Për ushtarakët e periudhës 1991-1998, kontributi nuk është derdhur dhe vitet e trajtimit nuk llogariten ne vlerësim për pensionin e pleqërisë.
Paga
Paga sipas gradave u nënshtrohet taksave
Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë sipas viteve të shërbimit dhe shtesat mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohen e zbatohen për të njëjtën gradë apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi. Për efekt të përcaktimit të përfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të qëndrimit në atë gradë apo funksion.
Pagat referuese të njësuara dhe rregullat e llogaritjes së pagës mesatare referuese për të gjithë karrierën përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Paga mesatare referuese neto është paga e barabartë me pagën referuese mesatare, pasi i zbritet shuma e kontributit të sigurimit shoqëror shëndetësor, tatimit mbi të ardhurat dhe kontributit suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. Pagat referuese të njësuara, rregullat e llogaritjes së pagës referuese neto dhe rregullat e llogaritjes së pagës mesatare referuese neto, për të gjithë karrierën, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
FINANCA
Analiza e Aktit Normativ
Ministria e Financave, në një deklaratë për shtyp, ka sqaruar se përse është i drejtë miratimi i Aktit Normativ, i cili ndryshon Ligjin Nr. 10142 për pensionet suplementare. Sipas Ministrisë së Financave:
1- Ligji që është çuar në Parlament përmes Aktit Normativ, prek interesat e vetëm 7400 ish-ushtarakëve, nga 540 mijë pensionistë që aktualisht trajtohen me pagë pleqërie në Republikën e Shqipërisë dhe synon të vendosë drejtësi sociale dhe trajtim të barabartë para ligjit përsa i takon trajtimit të shtetasve shqiptarë.
2- Pensionet suplementare nuk janë një kontribut i paguar nga të punësuarit, por është një fond i alokuar nga buxheti i shtetit për trajtimin preferencial të ish-ushtarakëve të dalë në pension të parakohshëm.
3- Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vetëm 7400 persona përfitonin një shumë prej 1.2 miliardë lekësh në vit. Duke iu referuar këtij vendimi, Ministria thekson gjithashtu se vetëm gjysma e fondit me të cilin sot shpërblehen 11 517 persona, të cilët trajtohen me pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi si ish-ushtarakë, është sa dyfishi i fondit të pensioneve që sot u shpërndahet 180 mijë pensionistëve në fshat.
4- Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, një ish-ushtarak që nuk ka plotësuar moshën për pension dhe ka vetëm 27 vjet punë, përfiton një pagë mujore të barabartë me 107 300 lekë (të rinj) në muaj. Kjo kur një nënë që ka punuar 27 vjet dhe nuk ka plotësuar vitet për pension, merr, sipas ligjit, vetëm 7960 lekë. Ndërkohë që qeveria ka kompensuar nga buxheti i shtetit diferencën për të garantuar një pension prej 11 400 lekësh për këtë kategori.
5- Përveç pagës prej 107 300 lekësh të rinj, buxheti i shtetit paguan për ish-ushtarakët që trajton me pension të parakohshëm edhe 11.2% si kontribut për vjetërsi, derisa këta shtetas të plotësojnë vjetërsinë për të përfituar pensionin e pleqërisë, duke shtuar në këtë mënyrë një kosto për buxhetin edhe më të lartë se paga që raportojmë në këtë deklaratë.
24 Dhjetor 2010