Pasolini, a ishte në vizionin e italianëve?
Spektakli “Pasione Pasolini”, drejtuar nga Antonio Piovanelli është një autobiografi me vargje të zgjedhura nga Pier Paolo Pasolini, i cili tek spektatori paraqet në mënyrë thelbësore vetëm dy karrige në një platformë dhe një sfond të zi. Trupi paditës veshur me lino të bardhë hynë në mënyrë rituale në dëshpërimin e përditshmërisë së jetës duke rrëfyer pasione politike dhe ushtrimin heroik të zakonshëm të vetmisë. Poeti na bën të ndihemi si një fshatarë italianë që është transformuar pak e nga pak, në një grup të vogël të klasës borgjeze. Në mendjen e Pasolinit çelin vizionet që kishte ai mbi dhunën e klasave si në poezinë e tij si shkëmbinj që ndikojnë mbi të gjithë ato që e parandalojnë në hije fitimet e besimit dhe për të përhapur triumfin e së mirës.
Antonio Piovanelli ka ndjekur shkollën në Picolo, teatrin e Milanos dhe u diplomua Qendrën Eksperimentale të Kinematografia në Romë. Ai ka punuar në njerëz të shquar si vëllezërit Taviani, Bernardo Bertolucci, Marco Bellochio, Xhuliano Montaldo dhe Francesca Archibugi në kinema, Luchino Visconti, Giorgio Strehler, Orazio Kosta, Giancarlo Cobelli, Roberto Guiçiardini, Abel Ferrara, Anxhelo Savelli, Xhuzepe Bertoluci, Luka Ronconi në teatër. Për shumë vite me gatishmëri punoj edhe jashtë vendit si një aktor-ambasador i poezisë latine dhe asaj italiane me shfaqje të Catullus, Virgil, Dante, Alfieri, Pasolini, duke fituar kudo admirimin e kritikëve dhe të shikuesve.