E Diel, 1 Nëntor 2026

Mos më burgosni, e ka fajin silikoni!

Simona Suhoi, ylli televiziv dhe vajza e reklamave nga Rumania, po përpiqet t’i shpëtojë dënimit me pesë vjet burg falë gjinjve të saj gjigant. E njohur edhe si Simona Sensual, biondja është kapur duke vozitur edhe pse policia ia kishte konfiskuar patentë shoferin pasi kishte fshehur një aksident trafiku.

Simona thotë se ishte detyruar urgjentisht të shkonte tek mjeku pasi kishte filluar të ndiente dhimbje në gjoks.

“Kjo me siguri për shkak të implantimeve të fundit të silikonit. Afër nuk kishte taksistë të lirë, kështu që u detyrova të nisesha shpejtë. Çfarë të bëja tjetër”, pyet biondja e bujshme, e cila rrëfimin e saj duhet ta përsëris edhe në gjykatë.

Nëse nuk has në mirëkuptim, Simona mund t’i kalojë pesë vitet e ardhshme prapa grillave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›