Pastore: Ka ardhur koha të iki nga Palermo
Havier Pastore ka deklaruar se ai është i gatshëm të largohet nga Palermo gjatë afatit kalimtar veror. Argjentinasi ishte një prej zbulimeve të Serie A në pjesën e parë të sezonit dhe ka joshur interesimin e klubeve të mëdha si Barcelona, Real Madrid, Çelsi, Mançester Junajtid, Roma, Milan dhe Inter. 21-vjeçari ka dhënë shenja se ai dëshiron të largohet nga klubi sicilian pasi citohet të ketë thënë: “Mendoj se momenti ka ardhur që unë të largohem nga Palermo” Edhe presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, së fundi ka thënë se do të pranonte të shesë lojtarin nëse në adresë të klubit arrin ndonjë ofertë në vlerën e 50 milionë euro