E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli kërkon të blejë Gael Klishin

Liverpuli ka bërë një ofertë befasuese për mbrojtësin e Arsenalit, Gael Klishi. “Guardian” shkruan se menjëherë pas transferimit 20 milionësh të Xhordan Henderson, Liverpuli ka bërë gati 5 milionë stërlina për Klishi. Keni Dalglish është i paduruar të përmirësojë mangësitë në ekip në prag të sezonit të ardhshëm, dhe pasi ka analizuar edhe mbrojtësin e Njukastëll, Luis Enrike, dhe atë të Sëltik, Emilio Izaguirre, ka kthyer vëmendjen nga Klishi. Francezi ka refuzuar ofertën e Arsenalit për vazhdimin e kontratës, e cila e lidh atë me “topçinjtë” deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›