Tiago, Bojan dhe 30 milionë për Çesk?
Barcelona ka dalë me një ofertë të re për mesfushorin e Arsenalit, Çesk Fabregas. Blaugranët së fundi zbuluan se kanë një buxhet prej vetëm 45 milionë euro për transferimet e verës, por duke mos përfshirë këtu të ardhurat nga shitjet e lojtarëve. “Marca” shkruan se Barça ka ofruar 30 milionë euro cash si edhe sulmuesin Bojan Krkiç dhe mesfushorin Tiago Alkantara për Çesk. Edhe Bojan edhe Tiago janë lojtarë të preferuar nga ana e menaxherit të “topçinjve”, Arsen Venger, i cili megjithatë vazhdimisht insiston se nuk do ta shesë Fabregas.