E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastore: Nuk jam i gatshëm për Barcën

Ylli i Palermos, Javier Pastore, nuk beson se ai është i gatshëm të transferohet te Barcelona.

Pastore, i cili sapo ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin italian, është i kënaqur nga interesimi i Blaugranëve.

“Barcelona? Se ata janë të interesuar për mua, kjo është gjë e mirë për mua, por në çfarëdo rasti, unë duhet të zhvillohem më shumë duke luajtur këtu. Tani mendoj vetëm për të vazhduar në Palermo, pastaj, nëse në të ardhmen një klub i madh bën ofertë, do të mendoj për të. Vetëm dua të bëhem më i mirë”, ka thënë Pastore për calciomercato.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›