Lejkers hap fals perballe Miluokit
NBA
Los Anxhelos Lejkërs humbet 79-98 në shtëpi përballë Miluoki Baks dhe shpërdoron shansin të vazhdojë serinë pozitive të rezultateve. Ndeshja u karakterizua nga paraqitjet jo të kënaqshme të Kobi Brajant (21 pikë) e Pou Gasol (15). Dallas Maveriks vazhdojnë ndjekjen e San Antonio Spurs në Konferencën e Perëndimit, me fitoren 99-105 në fushën e Orlando Mexhik, që së fundmi afruan Arenas, Riçardson e Turkoglu. Humbje e rëndë me shifrat 121-76 për Filadelfia 76-s në shtëpinë e Çikago Bulls.