E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk jam penduar per rikthimin ne F1

Mikael Shumaker

Me gjithë sezonin zhgënjyes, Mikael Shumaker mbetet i bindur për zgjedhjen e tij të rikthimit në F11. Gjermania e ka mbyllur vitin pa pod: “Nuk jam penduar, tha gjermani. Ky vit prezantonte një sfidë të madhe për mua. Nga kjo pikëpamje pritshmëritë e mia janë kënaqur. Në termat e rezultateve është e evidente, që gjërat nuk kanë shkuar siç prisnim. Por duhet të luftojmë për të arritur rezultatet që duhen”. Ylli dhe Mercedesi janë në punë, në prag të sezonit 2011: “të luftojmë për Botërorin është akoma objektivi ynë. Viti i ardhshëm do të jetë një hap përpara për ne”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›