Dinjo sms pretendenteve Negocioni me Milanin
Lamtumira
Martesa mes Ronaldinjos dhe Milanit po shkon drejt fundit. Për fantazistin, e mbyllur pas ardhjes së Kasanos te kuqezinjtë, interesohen tre klube braziliane: Palmeiras, Gremio e Flamengo. Palmeiras është ajo që i ofron më shumë lojtarit, por nuk duhet nënvlerësuar Gremio, që ndoshta është klubi që ka bërë më shumë hapa para të rëndësishëm për të arritur te “Gaucho”. Vëllai-menaxher i brazilianit, Roberto De Asis, shprehet: “vëllai im ka një kontratë me Milanin që skadon pas 6 muajsh. Nëse dikush do të zhvillojë tratativa, duhet të flasë me kuqezinjtë”.