E Diel, 1 Nëntor 2026

Sera e tulipaneve ne Virxhina e kultivon kete lule me miliona

Ne pranvere shikon celjen e luleve dhe nje nga vendet me mahnitese eshte prane Stivensburgut ne Virxhinia vetem 110 kilometra jashte Uashingtonit. Firma Fresh Tulips USA shperndan 4.5 milione rrenje tulipanesh ne jave duke e bere kete nje nga serat me te medha ne bote.

Koen Hakman eshte kultivues hollandez tulipanesh i cili u vendos ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2004. Brenda shtate vjetesh kompania e tij eshte bere nje nga prodhueset me te medha te tulipaneve ne bote.

Ne jemi si nje fabrike tulipanesh.  Kemi 100 punonjes dhe qendrojme hapur nga ora 7 e mengjesit deri ne ne 3 pas mesnates.

Qellimi fillestar i Hakmanit ishte qe shiste rreth 5 milione tulipane ne vit por shitjet e tij vjetore jane kapur tani 45 milione. Kompania shperndan 400 mije tulipane ne dite ne tregje te ndryshme ne gjysmen lindore te Shteteve te Bashkuara nga Bostoni ne Florida e deri ne Teksas. Pervec shtrirjes se biznesit te zotit Hakman firma ka edhe nje fakt tjeter interesant te gjithe tulipanet kultivohen pa perdorur shtreter dheu.

Ne i kultivojme tulipanet ne forme hidroponike pa perdorur dhe kimikate apo pesticide. Rrenja ushqehet me komponente  te shumta te tretura ne uje dhe disa fertilizatore per rritjen e plote te tyre. Mendoj se kjo eshte nje praktike mjaft novatore.

Nuk eshte e lehte per te kultivuar 45 milione tupipane ne vit. Per ket duhet nje organizim shume i mire dhe nje kopesht shume modern.

Sera me siperfaqe rreth 40 mije metra katroreka rreth 8 milione tulipane dhe eshte potesisht e automatizuar. atia e saj mund te hapet plotesisht dhe eshte prej xhami te forte. Ne kemi te instaluara panele per energji hije ngrohje dhe uje. Gjithcka ketu i sherben rritjes se tulipaneve me shumice thote zoti Hakman.

Ne gjithe kete sere ujitja behet ngadale ne gjithe siperfaqen nderkohe qe punetoret mbjellin mbledhin dhe paketojne tulipanet.

Ky eshte praktikisht fundi i procesit dhe pas kesaj mbetet vetem paketimi.

Zakonisht firma Fresh Tulips USA transporton 400 mije tulipane ne dite. Por vellimi i transportuar rritet ndjeshem ne maj kur afrohet Dita e Nenes ne Shtetet e Bashkuara. Zoti Hakman thote se pergatitjen per Diten e Nenes fillojne nje vit me pare.

Nese ne nuk pergatitemi qe ne muajin maj per majin e vitit tjeter do te ishte shume vone. Mua me duhen rreth 5-6 milione tulipane per Diten e Nenes dhe po te mos pergatitem me kohe nuk do te isha ne gjendje ti siguroja ato.

Zoti Hakman thote se eshte dicka e zakoneshme per sasi te medha tulipanesh qe te kultivohen ne menyre hidroponike. Por ai thote se ne gjithe boten jane vetem pese firma te medha si kjo qe kultijojne tulipanet.

Gjashte milione tulipane. Per firmen Fresh Tulips USA kjo eshte nje dite e zakoneshme pune ndersa per zotin Hakman pasioni i tij.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›