E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hap pas hapi - shpresat per Cancun-in

Nuk po duket se te gjitha problemet kete vit mund te zgjidhen me nje goditje por do te veprojme hap pas hapi. Nga Cancuni presim nje varg masash per permiresimin e marreveshjeve nderkombetare u shpreh ministri gjerman per Mjedisin Norbert Rttgen pas takimit me shefen e OKB-se per klimen Christiana Figueres. Keta hapa jane marreveshja per financimin e masave per ruajtjen e klimes reduktimi i emetimit te gazrave te demshme dhe mbrojtja e maleve.

Qeverite duhet qe te merren vesh ne Cancun per teknologjite e perbashketa dhe ruajtjen e pyjeve. Duhet te jete e mundur qe te dakordohen edhe per financimin afatgjate te nje fondi per klimen. Ne kete drejtim ende ka pengesa te medha politike theksoi Christiana Figueres.

Dallimet e medha ekzistojne mes njohurive shkencore dhe ofertave politike. Humnera mes te varferve dhe te pasurve vendeve industriale dhe ne zhvillim eshte po ashtu e madhe. Por te gjitha vendet e kane te qarte se ndryshimi i klimes po behet dhe te gjitha vendet jane te prekura. E dyta te gjitha vendet duhet te angazhohen per arritjen e marreveshjeve sepse koha po kalon.

Jane hartuar ligje per mbrojtjen e klimes

Ne nivelin kombetar disa vende kane shkuar shume me larg se sa qe shihet ne negociatat nderkombetare thote Figueres.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christiana Figueres OKB

Masat e miratuara ne shume vende japin shprese. Gjithnje e me shume vende jo vetem qe e kuptojne seriozisht nevojen e uljes se emisioneve te gazrave por kane hartuar edhe ligje per zbatimin e ketyre masave.

Kina per shembull me planin e saj per 12 vitet e ardhshme parashikon uljen e emisioneve te gazrave te deshme dhe perdorimin e energjive alternative. Edhe vendet me te vogla si Maledivet apo Kosta Rika kane hartuar plane konkrete. Norbert Rttgen pohon se me planet me te reja mund te ndikohet edhe ne rritjen ekonomike.

Gjermania eshte numri nje ne teknologjine ekologjike qe mundeson edhe hapjen e vendeve te reja te punes dhe perparesi ne tregjet boterore. Ne mendojme se kjo eshte nje prej fushave me te mira per veprim politik. Ne nuk jemi ndonje fuqi e madhe ushtarake e as ndermjetesuesi me i madh ne zonat e konflikteve. Por ne kete teme te madhe te ardhmerise Gjermania ka shume mundesi veprimi dhe nje pergjegjesi te madhe te cilen duam ta marrim seriozisht. Ne kete menyre hapen per ne edhe mundesi ekonmike theksoi Rttgen.

Autor Helle Jepessen/Bahri Cani

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›