E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i klandestineve, shkaterrohet organizata

KORCE - Furi arrestimesh ne Korce gjate fundjaves. Kater persona kane rene ne prangat e policise si dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Burime zyrtare te Policise se Korces bejne te ditur se, arrestimet jane bere gjate operacionit te koduar "Fundjava". Sipas policise jane arrestuar Ilirian Bardhushi 40 vjec, Gjergji Gavri 39 vjec, Melsi Bylyku 30 vjec, si dhe Mustafa Eshi, 50 vjec. Gjithashtu eshte shpallur ne kerkim dhe bashkepunetori i tyre Mariglen Qyralli 30 vjec. Te gjithe te arrestuarit jane nga Korca. Arrestimi i tyre eshte kryer ne flagrance, teksa po nxirrnin per ne token e shtetit fqinj 10 persona nga rrethi i Korces, Kavajes dhe Elbasanit.

Klandestinet jane kapur nga Policia Kufitare dhe pasi jane marre ne pyetje, kane deklaruar se per te kaluar ne shtetin fqinj kane paguar shuma qe varionin nga 800 deri ne 1 mije euro per person. Arrestimi i kater personave eshte kryer rreth ores 15:00 te dy diteve me pare. Aksioni u krye ne bashkepunim edhe me agjente e seksionit Kunder Krimit te Organizuar ne Tirane. Drejtoria e policise se kryeqytetit nga ana e saj, kishte filluar ne te njejten dite operacionin e saj te koduar "stafeta", operacion qe perfundonte me arrestimet e kryera ne Korce. Nga ana e Drejtorise se Policise se Korces, behet e ditur se te arrestuarit jane pjesetare te nje prej organizatave te medha ne vend, per kalimin e klandestineve ne drejtim te Greqise.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›