Pastrimi i parave, ja bizneset nën vëzhgimin e qeverisë
Tashmë për çdo blerje që do të bëhet mbi shumën 200 mijë lekë, shitësi ka të drejtë që t‘i kërkojë blerësit burimin e financimit. Ky rast vlen për dyqanet e tregtimit të floririt, gurëve të çmuar, etj., por edhe për pikat e vendosjes së bastit. Ndërsa në lidhje me dërgesat nga jashtë, shumat mbi 1,5 milionë lekë do të verifikohen për burimin nga se janë krijuar. I njëjti veprim do të kryhet për sendet, materialet që kalojnë territorin, me vlera të mëdha. Të gjitha këto janë miratuar dje në disa ndryshime të projektligjit "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit", duke marrë konsensusin e të gjitha forcave politike në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. I pranishëm në komision ishte kreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arben Doçi, i cili paraqiti ndryshimet e propozuara në ligj. Në subjektet raportuese pranë kësaj drejtorie në varësi të Ministrisë së Financave do të përfshihen edhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, bursat dhe çdo subjekt tjetër që ushtron veprimtari për emetimin, këshillimin, ndërmjetësimin, financimin dhe çdo shërbim tjetër që ka lidhje me tregtimin e titujve. Në këtë mënyrë, çdo titull pronësie me vlerë 6 milionë lekë e sipër, që blihet e shitet, do të deklarohet pranë institucioneve përkatëse ose agjencive imobiliare rreth burimit të sigurimit të shumës.
Debati
Në fjalën e tij, Doçi u shpreh se puna për hartimin e këtij projektligji ka filluar në nëntor të 2006-s, me ndihmën e të gjitha institucioneve të linjës si: Prokuroria, Dogana, Tatim-Taksa, BB, FMN, etj. Në projektligj janë përcaktuar transaksionet me rrezikshmëri të lartë, të cilat duhet të bllokohen menjëherë. Më pas e mori fjalën deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, e cila e vlerësoi nismën ligjore si mjaft pozitive, duke treguar një vullnet nga të gjitha palët që të ndërhyhet në këtë sektor. Ndërsa kryetari i komisionit, Edmond Spaho, kërkoi më shumë detaje rreth projektligjit. Njërës prej pyetjeve që lidhej me aktivitetet ekonomike të cilat janë rrezik potencial për t‘u implikuar me aktivitete kriminale, siç mund të jenë lotot, lojërat e fatit, shitja e gurëve të çmuar, etj., Doçi iu përgjigj duke thënë se, "për të parë aktivitetet e dyfishta të subjekteve të ndryshme, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave do të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila duhet të na raportojë për çdo aktivitet të dyfishtë të subjekteve". Në lidhje me numrin e subjekteve private të dyshuara për pastrim parash, Doçi tha se "aktualisht nuk kemi asnjë të dhënë se biznese apo kompani të ndryshme kryejnë aktivitet të dyfishtë".
Subjektet, rrezik pastrimi parash
Bankat tregtare
Institucionet financiare jobankare
Zyrat e këmbimit valutor
Shoqëritë e kursim-kreditit
Shërbimet postare, transfertat
Bursat, agjent brokerimi
Avokatët dhe noterët
Lojërat e fatit, kazinotë
Ekspertët kontabël dhe kontabilistët
Agjencitë e shitblerjes së pronave
Bizneset e gurëve të çmuar, floririt,
ndërtimit, agjencitë e udhëtimit, etj.
Deklarimi i burimit për transaksione:
Shitblerja e veprave të artit dhe shitblerjen, me ankand, të sendeve me vlerë 1,5 milionë lekë ose më shumë
Transfertat brenda dhe jashtë vendit për shumat që shkojnë në 1,5 milionë lekë e sipër, si dhe sende që vlejnë 6 milionë e sipër
Transaksion, me një shumë prej 200 mijë lekë, për shitblerjen e fishave të lojërave të fatit, ose elementëve të tjera kumari