Alo, po më keqtrajtojnë në Guantanamo"
Një i burgosur në Guantanamo ka arritur t‘i telefonojë stacionit të famshëm televiziv, "Al-Xhazira", dhe të japë një intervistë për të. Djaloshi i ka gënjyer rojet, duke u thënë se do t‘i telefononte një të afërmi, por qëllimi i tij ishte të denonconte keqtrajtimet që i bëheshin në burg. 21-vjeçari Mohammad al-Qurani, me origjinë nga Çadi (i burgosur që 14 vjeç), i ka treguar "Al-Xhazirës" përmes telefonit se ishte rrahur barbarisht nga rojet, madje që këta të fundit i kishin hedhur në sy edhe gaz lotsjellës, sepse kishte refuzuar të dilte nga qelia e tij. "Keqtrajtimet kanë filluar para 20 ditësh (para se Barak Obama të bëhej President i Amerikës) dhe që atëherë jam rrahur pothuajse çdo ditë. Që kur Obama u bë President, nuk ka ndryshuar asgjë", i ka thënë i burgosuri "Al Xhazirës" në lidhje me deklaratat e lëshuara nga Presidenti për mbylljen e Guantanamos.
Ditën e dytë pas marrjes së detyrës si President, Obama urdhëroi mbylljen e burgut. Presidenti amerikan është kritikuar ashpër nga grupet e djathta në lidhje me keqtrajtimet e të burgosurve. Ndër të tjera, Obama ka firmosur një urdhër që u jep fund pyetësorëve të tmerrshëm, përfshi edhe metodat çnjerëzore që i bëjnë të burgosurit të ndihen sikur po mbyten.
Burgu u krijua nga administrata "Bush" në vitin 2002, për të mbajtur në arrest të burgosurit, si pjesë e të ashtuquajturës luftë ndaj terrorit.
Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë liruar, por mbi 240 të burgosur kanë mbetur ende aty, mes tyre Khalid Sheikh Mohammed, i cili është i dyshuari për planifikimin e 11 shtatorit 2001, sulmet kundër Shteteve të Bashkuara.
Asnjë ndryshim
Pasi u transferua në një zonë tjetër të burgut, aty ku mbahen të burgosurit që do të lirohen, Al-Qurani mori leje për të bërë një telefonatë. Djaloshi i telefonoi një kameramani të televizionit të Dohas, Sami al-Hajj, që kishte qenë i burgosur për gjashtë vjet në Guantanamo. Al-Hajj është shprehur se edhe pse Amerika ka një administratë të re, "në drejtimin e Guantanamos nuk janë bërë ndryshime. Personat që drejtojnë burgun nuk kanë ndryshuar aspak, madje janë të njëjtët njerëz të kohës së Bushit dhe kështu ata përdorin të njëjtat metoda".
Mohammad i shpjegoi mikut të tij se refuzoi të dilte nga qelia, sepse nuk i garantoheshin të drejtat e tij, si për shembull të shëtiste në burg me të tjerët dhe të kishte një ushqim normal.
Pas protestës së djaloshit, gjashtë ushtarë të veshur me helmeta dhe maska kundra-gaz hynë në qelinë e tij dhe filluan ta rrihnin me shkop gome, më pas i hodhën dy gaze lotsjellës, ia përplasën kokën pas dyshemesë dhe i thyen një dhëmb. "Më vonë pushova së foluri, ndërkohë që nga sytë po më dilnin lot. Nuk kisha fuqi as të dëgjoja e as të ndieja. Kur fillova të thërrisja komandantin duke i thënë ‘shihni ç‘po më bëjnë‘, ai filloi të qeshte dhe mu përgjigj: ‘Ai po bën punën e tij‘. Natyrisht që ata nuk i filmuan këto skena. Filmuan çastin kur gjithçka ishte kthyer në normalitet", i ka treguar djaloshi "Al-Xhazirës".
Reagimi i Pentagonit
Pas telefonatës shokuese të të burgosurit, Al Xhazira kontaktoi menjëherë Pentagonin dhe departamentin e drejtësisë amerikane, por arriti të merrte vetëm një përgjigje nga një zëdhënës i Guantanamos, komandanti i marinës, Brook DeWalt, i cili u shpreh se nuk kishte informacion mbi regjistrimin e Al-Qurani. "Nuk jam në dijeni të ndonjë keqtrajtimi", i është përgjigjur komandanti "Al Xhazirës". "Bëhet fjalë për një regjistrim telefonik të supozuar. Nuk kemi asnjë provë konkrete apo të dhëna për këtë ngjarje".
Muajt e kaluar, një avokat i tregoi "Al Xhazirës" se kushtet në burgun e Guantanamos ishin përkeqësuar. "Ka pasur një rritje në numrin e incidenteve të raportuara në Kampin 5 të Guantanamos, që është edhe një prej kampeve të izolimit", ka thënë ai.
Është hera e parë që në një burg të sigurisë së lartë, ku mbahen të burgosur shumë terroristë, një i dënuar arrin të japë një intervistë për gazetarët. Në fakt, reporterët mund të hynë në bazën kubane vetëm pasi të kenë firmosur një marrëveshje ku thuhet se janë të detyruar të mos flasin me të burgosurit. Sipas asaj që deklaron djaloshi, ai është keqtrajtuar barbarisht nga ushtarët amerikanë.