Kur drejtësinë e dikton kryeministri
Janë zhdukur 230 milionë euro! Janë zhdukur në një kohë kur shteti vetëm këtë vit e ka filluar punën e tij me minus 250 milionë, që i kërkon borxh nëpër banka. Këtë e thonë të gjithë: hetues, prokurorë, inspektorë, ekspertë, drejtorë, ish-drejtorë, analistë, politikanë etj. Këtë tha edhe prokuroria e shtetit, që e drejton zonja Ina Rama. Janë zhdukur 230 milionë euro nga paratë tona dhe këtë nuk mund ta fshehë askush. As kryeministri vetë nuk e mohon, kur thotë se nuk e ka bërë Luli vetëm këtë punë, por e paskan bërë të gjithë bashkë. D.m.th. sipas kryeministrit, po u bëre grup dhe të kesh qeverinë në dorë, mund të vjedhësh, sepse nuk të hetoka njeri. Dhe po sipas kryeministrit dhe analistëve sahanlëpirës të tij, Ina Rama është fajtore dhe duhet ndëshkuar. Kjo po ndodh këto ditë pas gjyqit të turpshëm të zhvilluar në Gjykatën e Lartë, javën që shkoi.
Nuk e di se ç‘duhet të ndodhë tjetër në një shtet, që të veprojë ligji. Mediat preferojnë ta quajnë skandal, por ligjërisht kjo që ka ndodhur në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, nga njëra anë, dhe mbyllja e hetimit, e bashkë me të, edhe e gojës së prokurorisë nga ana tjetër, quhet KRIM. Në asnjë shtet, demokratik apo diktatorial (sido që ta ketë emrin politik dhe kushtetues) kjo gjë nuk ndodh. Askush nuk guxon që pa asnjë copë letër (madje asnjë vijë apo vizatim) të shpenzojë shuma të tilla marramendëse. Nuk guxon, sepse shteti normal të dënon pa asnjë ekuivok. Ndërsa shteti që, në mënyrë antikushtetuese drejtohet nga kryeministri (të tjerët nuk ekzistojnë) i ka dhënë të drejtën vetes të sulmojë cilindo që bën detyrën në zbatim të ligjit. Kjo gjë po ndodh sot me Ina Ramën, të cilën vetë kryeministri që e emëroi me super etiketa, sot e shan dhe e kërdis pa asnjë etikë e etiketë.
Kur mendon se detyra e kryeministrit është të mbështesë prokurorinë dhe jo ta sulmojë, çështja bëhet më e rëndë, sepse e gjithë qeveria sot praktikisht sillet si një bandë kriminale. Në fakt këtë gjë bëjnë të gjithë të akuzuarit e kësaj bote në sallat e gjyqit - shajnë prokurorinë. Kryeministri, për shkak të detyrës që ka si dhe nisur nga fakti që nuk është vënë në bankën e të akuzuarit, ka luksin të shajë Ina Ramën si drejtuese e prokurorisë së shtetit.
Për hir të së vërtetës, Ina Rama dhe prokuroria e shtetit, për herë të parë, në mënyrë profesionale dhe pa urdhër politik, bënë detyrën e tyre duke hetuar ministra në detyrë. Kur them pa urdhër politik është luks, sepse prokuroria ka punuar dhe punon nën presion kriminal që i bën çdo ditë e çdo minutë qeveria më antikushtetuese e këtij rruzulli. E gjithë qeveria dhe mazhoranca politike është rreshtuar kundër shtetit, kundër ligjit e kundër prokurorisë dhe, sigurisht edhe kundër Ina Ramës. Sulmet, qeveria dhe Sali Berisha, i bën me të gjitha mjetet, me ligj, me Kanun, me polici e me rrugaçë të rëndomtë, me ministra e botues gazetash të qeverisë, me buxhet e me gjithçka që ka e nuk ka në dorë.
Nga ana tjetër, Ina Rama është një juriste e re dhe si e tillë, me gjithë të drejtën që i jep jo vetëm ligji, por edhe Zoti, ndërtoi një ekip të ri që mund të mos jetë më i miri, por të paktën është më kurajozi. Pikërisht, me këtë nuk është dakord kryeministri, që nuk nguron as për etikë të fshehë mendimin e tij që fillon me shprehjet: "si guxon... të hetojë qeverinë". Në këtë pikë kam menduar dhe mendoj, se qoftë edhe për kurajën qytetare të shfaqur, Ina Rama dhe ekipi i saj duhen mbështetur.
Për fat të keq, me logjikën e drejtësisë së kryeministrit u bashkuan edhe burrat e gratë me përvojë të spikatur (kështu thotë ligji) të Gjykatës së Lartë, të cilët qysh para se të gjykohej çështja, dërguan fjalë sa majtas e sa djathtas se "Ina Rama po ia fut". Koha tregoi se kjo ishte thjesht një alibi e turpshme për të "justifikuar" budallallëkun që bënë duke pushuar një gjykim pa hapur fare dosjen. Kështu, kjo gjykatë e "rregulloi" biografinë me kryeministrin dhe drejtësinë e tij.
Kjo drejtësi e kryeministrit, e konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë, na ka sjellë para syve një fakt skandaloz për drejtësinë kushtetuese e ligjore, që nuk e di se me ç‘fytyrë do ta përballojë Gjykata e Lartë. Janë me dhjetëra rastet e dënimit të njerëzve me burg, në kushte të ngjashme me ato të Lul Bashës. Jam i bindur se do të jenë edhe të tjerë nesër, që do të vazhdojnë të dënohen në po të njëjtat kushte. Kjo është pa asnjë dyshim pabarazi dhe diskriminim. Ku është faji i Ina Ramës këtu?!
Ina Rama ka guxuar me vendosmëri e kurajë qytetare dhe profesionale të bëjë detyrën. Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, ajo duhet përshëndetur e mbështetur. Cilido që mendon normalisht nuk mund të mos e mbështesë këtë zonjë në kryerjen e këtij misioni. Ka dështuar një betejë e zhvilluar në terren të minuar nga korrupsioni i qeverisë dhe e bandës së saj në gjykata, por nuk mund të humbim luftën. Cilido që mendon se ka një shans që korrupsioni qeveritar të luftohet, duhet të mbështesë prokurorinë, e pse jo, edhe Ina Ramën. Të tjerat janë histori kanunesh kryeministrore, që mbijetojnë në kazanin e korrupsionit.