Vritini piratët!
Me shpëtimin e amerikanit Richard Phillips nga duart e piratëve, kishte një fije të lajmit të mirë nga Oqeani Indian, por mbetet një skandal që piratët somalezë vazhdojnë në mënyrë rutinore t‘i mposhtin fuqitë detare të botës. Edhe më keq sesa kjo shfaqje e vazhdueshme e frikës është financimi i terroristëve që vjen nga haraçet e mëdha, të cilat piratëve u lejohen t‘i marrin. Është naive të mendohet se këta miliona që po u jepen çdo vjet si haraç piratëve vetëm sa ua mundësojnë atyre blerjen e vilave dhe automobilave të shtrenjtë.
Somalia është një shtet pa qeveri, ku anarkia po shfrytëzohet nga organizatat terroriste. Edhe pse kërcënimi që piratët paraqesin ndaj anijeve komerciale është i njohur vazhdimisht e më shumë, pak po bëhet për ta luftuar këtë gjë. Dhe duhet të kemi parasysh fotografinë e madhe: Terroristët janë shumë më brutalë sesa piratët dhe shumë lehtë mund t‘i detyrojnë piratët, që janë hajdutë të thjeshtë në krahasim me ata, t‘i ndajnë paratë e haraçit. Ne tashmë e dimë që Somalia është një fortesë ideale dhe qendër për aktivitete globale terroriste.
SHBA e ka marrë mësimin e hidhur që Somalia nuk është një vend i lehtë për ushtrinë tonë që të vendosë rendin dhe ligjin; dy ndërhyrjet tona atje u shndërruan në disfata të turpshme, në vitin 1993 dhe, së fundmi duke i përkrahur forcat e Etiopisë. Andaj pse vazhdojmë t‘i shpërblejmë piratët e Somalisë? Si është i mundur ky marsh i marrëzisë? Filloni duke i fajësuar avokatët e ndruajtur, të cilët i këshillojnë qeveritë të cilat përpiqen t‘u bëjnë ballë piratëve, si ata të cilët ishin të përfshirë në rrugën pa krye me negociuesit për pengje të SHBA-së gjatë ditëve që shkuan. Këta avokatë e keqinterpretojnë Ligjin e Traktatit të Detit dhe Konventat e Gjenevës dhe dështojnë në aplikimin e ligjeve të fuqishme ndërkombëtare që ekzistojnë kundër piraterisë. E drejta për vetëmbrojtje, një princip i ligjit ndërkombëtar, e justifikon vrasjen e piratëve gjersa ata përpiqen të hipin në anije. Sidoqoftë, ekuipazhe të tëra janë të paarmatosura në anijet të cilat lundrojnë nëpër Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
Pronarët e anijeve bëhen sikur nuk mund t‘i besojnë ekuipazhit të tyre me armë, por faktet nuk përputhen. Për një gjë, në SHBA shumica e të rriturve, përpos kriminelëve, kanë të drejtë të mbajnë armë dhe ligjet e shumë shteteve tjera gjithashtu e lejojnë këtë gjë. Edhe nëse pronarët nuk duan që gjithkush në anijen e tyre të mbajë armë, a nuk i besojnë anëtarëve të lartë të ekuipazhit të tyre? Pse nuk do ta armatosnin së paku kapitenin dhe të vendosin dy zyrtarë policie të besueshëm në anije? Kur këta njerëz të paarmatosur shikojnë piratët duke hipur në anijen e tyre, ata mund të bëjnë shumë pak që t‘i luftojnë. Dhe, gjersa SHBA dhe shumë fuqi tjera detare i mbajnë anijet e tyre luftarake në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Oqeanin Indian, zbarkime që kushtojnë me miliona dollarë, këto anije nuk mund t‘i ndalojnë piratët të hipin në anije komerciale të cilat e kanë ekuipazhin e paarmatosur.
E drejta ndërkombëtare për vetëmbrojtje gjithashtu do të justifikonte inspektimin dhe regjimin me karantinë të detit afër bregdetit të Somalisë, për të kapur dhe shkatërruar të gjitha anijet të cilat janë të përfshira në pirateri. Këto inspektime mund të zvogëlojnë shanset që cilado qeveri të gjejë veten të përfshirë në një situatë me pengje, si ajo që ndodhi ditëve të fundit. Aq më shumë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të ndalojë të gjitha pagesat e haraçeve. Nëse ekuipazhi i një anieje të sulmuar merret peng, Këshilli i Sigurimit mund të autorizojë një bllokim ushtarak të Somalisë gjersa të lirohen pengjet. Frika nuk do ta mund terrorizmin e as nuk do t‘i ndalë piratët e Somalisë. Nëse asgjë tjetër, vazhdimi i përmbushjes së kërkesave të piratëve vetëm sa vepron si stimul për edhe më shumë pirateri.