E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrimi parave, dhe opozita pro ligjit

Deputetet votojne me konsensus ligjin e qeverise per parandalimin e pastrimit te parave. Me 95 vota pro pozita dhe opozita rane dakord qe te hetohen te gjitha transferimet e parave qe behen ne banka mbi vleren e 1.5 milione lekeve. Deputetet e opozites e aprovuan si nje nisme pozitive ne luften kunder korrupsionit e informalitetit, por u shprehen dyshues ne zbatimin e tij. "Lufta kunder parave te pista nuk eshte aq e lehte, se vijne nga droga, prostitucioni e trafiku i armeve. Pastrimi i parave, tenton te korruptoje nje pjese te politikes, dhe te disa raste te kape dhe shtetin. Shpresojme qe ligji te veproje", tha socialisti Arben Malaj. Po keshtu dhe Petro Koci e vleresoi si nisme, ndonese u shpreh dyshues per luften ndaj informalitetit qe sipas tij ne Shqiperi ka permasa te frikshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›