E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi-PR: Kujdes me kufizimin e imunitetit

Kryetari i Grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi, deklaroi dje se republikanet ishin parimisht dakord per kufizimin e imunitetit te deputeteve, por, sipas tij, ne lidhje me kete ceshtje duhet te tregoje kujdes. Keshtu, sipas Madhit, ne ligjin qe do te kufizoje imunitetin duhet te percaktohet qarte koha qe i duhet prokurorise per te proceduar penalisht ndaj nje deputeti apo zyrtari te larte. "PR ka rezervuar te drejten per te nderhyre ne momentin qe do te diskutohet teknikisht mbi kete proces, dhe konkretisht per te shprehur rezervat lidhur me garancite kohore te procesit te hetimit te organit te akuzes", deklaroi Madhi ne fjalen e tij. Sipas kreut te Grupit parlamentar te PR-se, kjo kohe per deputetet duhet te jete shume e kufizuar dhe jo deri ne tre vjet, sa eshte percaktuar ne ligj. "Kjo per te vetmen arsye sepse secili nga ata qe mban nje imunitet ka nje impakt ne opinionin shoqeror dhe nuk do te ishte e pershtatshme qe persona te tille te mbahen per nje kohe te gjate ne proces hetimi", argumentoi Madhi ne lidhje me kete qendrim. Nje qendrim te tille kreu i Grupit republikan e ka mbajtur ne kushtet kur kryetari i partise, Fatmir Mediu, eshte perballe kerkeses se heqjes se imunitetit nga ana e Kuvendit, pas kerkeses se Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, per hetimin e "Gerdecit". F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›