E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjana: Vaji eshte i sigurt, ka analiza

Ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, tha dje se te gjitha vajrat qe perdoren per konsum ne vend i jane nenshtruar analizave dhe kontrolleve te plota. Nderkohe qe mohoi faktin qe te kene hyre vajra nga Greqia me dioksid, kancerogjene per konsumatoret. "Mos abuzoni me deklaratat qe beni, se ska rezultuar asnje vaj i tille me gjithe analizat qe jane bere deri me sot", sqaroi Gjata. Ministri iu kunderpergjigj akuzave te deputetit socialist, Flamur Hoxha, i cili tha se gjendja ne bujqesi eshte alarmante, duke permendur dhe permbajtjen e produkteve te konsumit. Sipas Hoxhes, produktet bujqesore vendase nuk po stimulohen dhe s'po u krijohen kushte ne treg. Deklarate qe ministri Gjana e quajti serish mashtrim, duke theksuar se prodhimi vendas shitet ne tregun shqiptar dhe se 89% e produkteve ushqimore, jane prodhim vendi. Importi ka rene.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›