Mazhoranca miraton ligjin e "gjobave"
Rozeta Rapushi
Votohen ne Kuvend dy projektligjet me te debatuara mbi "Procedurat Tatimore" dhe "Falimentimin". Me nje shumice prej 63 votash dhe kundershtimin e ashper te opozites, Kuvendi miratoi ligjin qe detyron biznesin te pagoje ne masen 100% gjoben, ne rast se kerkon qe te ankohet ne gjykate per padrejtesi. Detyrim qe u sanksionua ne nismen ligjore per "Procedurat Tatimore". Kesaj klecke ne ligj, bizneset nuk munden t'i shpetojne edhe pse arriten te heqin pas ankeses ne Gjykate Kushtetuese parapagimin ne masen 15% te gjobes, para se per te, te shprehet me vendim te formes se prere gjykata. Po keshtu, Kuvendi miratoi me 64 vota pro e 15 kunder dhe ligjin per "Falimentimin", i cili percakton se ato biznese, qe do te raportojne bilance negative me humbje per dy vjet radhazi, do te quhen te falimentuara. Cka do te thote se keto biznese nuk do te mund te pranohen nga bankat per marrje kredie apo borxhe ndaj njera-tjetres. Para votimit, deputetet e majte tentuan edhe nje here qe te pengojne kalimin e dy projektligjeve ekonomike. Deputeti socialist, Arben Malaj, tha se projekti per "Falimentimin" sjell deformime te medha ne ekonomi. "Po kerkoni qe te ushtroni presion firmave te biznesit", kritikoi Malaj, duke akuzuar te djathten ne pushtet se po mundohet t'i kaloje projektet pa diskutime ne mes te nates. Mbrojtja u be dje ne salle nga kryetari i Komisionit te Ekonomise, Edmond Spaho, i cili tha se dy nismat ligjore do te kufizojne informalitetin dhe do detyrojne bizneset te paguajne taksat. Ndersa ministri i Ekonomise, Genc Ruli, tha se kompanite qe mund te mbijetojne duhet te qendrojne, jo ato shkurre te panevojshme qe mbysin punen e te tjerave e qendrojne me borxhe. Me i vogel ishte debati per ligjin e ashtuquajtur te gjobave, i cili u kalua pa shume nderhyrje te deputeteve. Per kete ligj ankesa te medha u bene jo vetem nga opozita, por dhe nga grupet e interesit, perfaqesuesit e biznesit. Perfaqesuesit e biznesit kerkuan rishikim te projektligjit, ose te pakten te nenit 107 qe i detyron te paguajne ne masen 100% gjoben nese duan te ankohen per te ne gjykate. Pasi te kete ankimuar ne gjykate dhe te jete marre vendimi. Biznesi mund te marre mbrapsht shumen qe ka derdhur ne tatime.
Kalvari i diskutimeve, nga Kuvendi ne Kushtetuese
Ligji per "Procedurat Tatimore" i njohur si i ligji i gjobave eshte ndryshuar vazhdimisht nga ekzekutivi. Ndryshimet e fundit te dorezuara prej kohesh u sorollaten gjate ne Komisionet parlamentare te Kuvendit. Shkak ishte debati per vendosjen e gjobave te renda sic i percaktoi biznesi ndaj tyre. Madje shoqatat e biznesit se bashku u ankuan ne Gjykate Kushtetuese dhe fituan per nje nga nenet e ketij projekti. Biznesi kundershtoi parapagimin e gjobes ne masen 15%, para se per te te shprehet me vendim te formes se prere gjykata. Kushtetuesja pranoi kete ankese, duke i dhene te drejte biznesit qe te mos e parapaguaje ne masen 15% gjoben. Me gjithe ndryshimin, shoqatat e biznesit, nuk jane aspak te kenaqura me ndryshimet ligjore te bera nga ekzekutivi. Perkundrazi kerkuan rishikimin total te nismes ligjore.