E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrohet Bysheku turistik

Punonjësit e qarkut në Elbasan u solidarizuan për të kryer një aksion për pastrimin e pikës turistike të Byshekut, e cila ndodhet 6 km larg qytetit të Elbasanit. Kjo pikë është e përbërë nga një ansambël rrapash shekullorë të shpallura monumente të natyrës dhe nga një masë shkëmbore del ujë i ftohtë duke krijuar një ambient mjaft atraktiv, sidomos gjatë stinës së verës. Gjatë viteve të fundit kjo pikë nuk është mirëmbajtur dhe oazet piktoreske të mbushura me ujë kanë qenë të ndotura nga plehrat duke rrezikuar kthimin e tyre në moçal. 
Projektet më të rëndësishme mbeten rikonstruksionet në rrugët që të dërgojnë tek këto pika turistike
Në qarkun e Elbasanit ekziston një numër i madh pikash turistike siç janë Bysheku, masivi i Gjinarit, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, shpellat  dhe ujëvarat në Gramsh etj. Qarku dhe pushteti vendos synon ndërthurjen e turizmit natyror me atë historik e kulinar për të tërhequr sa më shumë turistë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›