Statusi i jetimeve shoqata kerkon ndryshim te ligjit
Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë kërkon ndryshimin e ligjit për statusin e jetimit. Në ditën kombëtare të jetimeve kryetari i këtij institucioni, Ilir Cumani thekson se me decentralizimin e pushtetit, ligji aktual është bërë i pazbatueshëm.
Sipas kryetarit të Institutit Kombëtar të Jetimeve Ilir Cumani në vendin tonë numërohen rreth 31 mijë fëmijë jetimë, ndërkohë që divorcet dhe emigracioni kanë rritur numrin e jetimeve socialë.
Në ditën kombëtare të tyre jetimë të të gjithë brezave nga i gjithë vendi miratuan një rezolutë për problemet e kësaj shtrese sociale për t’ia dërguar institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare. I pranishëm në takimin e tyre ishte dhe Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth dhe bashkëshortja e tij, të cilët u nderuan me titullin ambasadorë të paqes.