E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen barnat e rimbursueshme

26 barna me rimbursim më shumë se vitin e shkuar do të përfitojnë qytetarët këtë vit. Medikamentet e reja i përkasin kryesisht sëmundjeve si hipertensioni, dializa, diabeti. Një citostatik i shtrenjtë, por tepër i nevojshëm për personat me leuçemi e një tjetër për ato me kancer prostatë. Për herë të parë Ministria e Shëndetësisë propozon futjen në listën me rimbursim edhe të një ilaçi për kancerin e gjirit dhe një medikament për përdoruesit e drogës e që njëkohësisht përdoret për qetësimin e dhimbjeve të forta.
Lista e Ministrisë së Shëndetësisë ka kaluar në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor pas miratimit të të cilit duhet të marrë edhe atë të Këshillit të Ministrave. Fondi i barnave me rimbursim pritet të kap një vlerë prej 8.3 miliardë lekë nga 6.9 miliardë që ka qenë një vit më parë kur lista ofronte 420 medikamente. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›