E Martë, 3 Nëntor 2026

Pastrohet kanali vaditës në Hot të Ri, ndërhyrja ndihmon në përmirësimin e sistemit të ujitjes

Ndërmarrja e Shërbimeve të Punëve Publike në bashkinë Shkodër ka përfunduar me sukses pastrimin dhe zhbllokimin e kanalit vaditës në fshatin Hot i Ri.

Kjo ndërhyrje pritet të  ndihmojë në përmirësimin e sistemit të ujitjes dhe në rritjen e prodhimit bujqësor për komunitetin e kësaj zone.

Krahas pastrimit të kanaleve vaditëse Ndërmarrja e Shërbimeve të Punëve Publike është angazhuar edhe në mirëmbajtën e rrugëve në njësitë administrative ku ndërhyrja e fundit është bërë në rrugën “Pjetrushi” në fshatin Grudë e Re për pastrimin e rrugës nga bimësia dhe shkurret.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›