Pastrohet “Lumëbardhi”

Organizata Joqeveritare “Pellgu” ka marrë një aksion për pastrimin e “Lumëbardhit”. Anëtari i Bordit, Osman Krasniqi, thotë se jeta është përqendruar përreth lumit për arsye se lumi e siguron jetën. “Është fotografi e përgjithshme ndotja e lumëbardhit në Prizren”, Krasniqi, transmeton PrizrenPress
Sipas tij, kjo ndotje nuk është vetëm pjesa që duket, por edhe pjesa që nuk duket në pjesën nëntokësore ku depërton uji.Ai apelon që të kujdesemi për lumin . “Sepse duke u kujdesur për ujin kujdesemi për jetën tonë”, tha Krasniqi.
Ai tha se “Pellgu”, do të vazhdojë me aktivitete për mbrojtjen e ujërave, me aksione për pastrimin e Lumëbardhit, por edhe ma aktivitete të tjera të vetëdijesimit për rëndësinë e ujërave./Indeksonline/