Fle me cigare ndezur, digjet shtepia
Nje banese ne fshatin Drenove eshte shkrumbuar teresisht nga pakujdesia e pronarit, pasi e ka zene gjumi me cigare te ndezur ne dore. Burime te policise se Korces bene te ditur se rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem eshte konstatuar zjarr ne banesen Sefedin Hoxhes. Me gjithe nderhyrjen e zjarrfikesve u be e mundur vetem lokalizimi i flakeve, pasi banesa nje kateshe u dogj plotesisht. Nga hetimet e kryera rezultoi se zjarri ishte shkaktuar nga pakujdesia. Hoxhes i kishte rene ne krevat nje cigare e ndezur. Nderkohe qe familja e mbetur nen qiell te hapur eshte strehuar tek te afermit.
D.Z
D.Z