E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuesit e Eleonorës: Misioni ynë është një fe e re që duhet respektuar (FOTO)

roeli—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Eleonora Bregu u nda nga jeta si pasojë e depresionit gjatë tentativave për marrjen e pronës në të cilën jetonte jo vetëm familjarisht prej vitesh, por mblidhte në një bashkësi fetare qindra e mijëra shqiptarë që luteshin tek kulti i thelemuar prej vetë saj.

Vite më pas beteja ligjore vijonMisioni Shenjtëror Eleonorë thotë se trualli që i kaloi së fundmi në pronësi nga gjykata disa familjeve, që pretendojnë të jenë pronarët e ligjshëm, është marrë me dokumente të fallsifikuara, sepse siç shihet edhe nga dokumentat që ka siguruar Gazeta IDEA, një pjesë e truallit është e hipotekuar, kurse pjesa tjetër në proces legalizmi që nga viti 2007. Ata thonë se kjo tokë është e shenjtë dhe me veti kurative dhe se shteti po nxit luftën kundër fesë, njësoj siç bëri në vitin 1967.

Në një intervistë për Gazetën IDEA, pasardhësi i Zonjës Eleonorë, Roel Zhitoni deklaron se misioni vazhdon dhe apelon që të mos sulmohen më si mediatikisht ashtu edhe personalisht. Pasardhësit e Eleonorës shprehen se ndihen të paragjykuar, teksa vë theksin se harmonia fetare në vendin tonë duhet të jetë fakt dhe jo teori. Sipas Roelit liria e besimit është e drejtë themelore e njeriut, e sulmi ndaj objekteve të kultit është kthim pas në historinë e errët të vendit, në vitin 1967.

Pyetje- Përse pretendoni se Misioni i Shenjtëror Eleonorë është pronar i truallit ku ndodhen objektet?

Trualli në të cilin ne kemi ndërtuar objektet e kultit për të adhuruar Perëndinë përbëhet nga dy parcela. 3162 m2 jane pronë e Misionit Shenjtëror Eleonorë, regjistruar në Hipotekë (ZRPP). Ndërsa 5282 m2 kanë qenë dhe janë pronë shtetërore (ish-ferma Gjergj Dimitrov). Pretendentët për pronarë kanë dokumentacion të fallsifikuar.

Pyetje- Sipas jush Komuna Farkë ka shkelur ligjin?

Komuna Farkë gjithnjë na ka penguar të ushtrojmë normalisht aktivitetin tonë fetar si dhe të ndërtojmë një marrëdhënie të shëndetshme me shtetin dhe organet e tij, pavarësisht se kjo nuk justifikon heshtjen mbi 20-vjeçare të të gjitha organeve shtetërore. Kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku, ka qenë i pari që ka pajisur me dokumentacion të falsifikuar pretendentët me pronësi të fallsifikuar.

Ndërsa në vitin 2006, kjo komunë i uzurpoi forcërisht 1548 m2 pronës së Misionit tonë të regjistruar në hipotekë, për ta bërë rrugë më pas, në mënyrë të kundërligjshme: pa na shpronësuar apo kompensuar siç duhet të ndodhë sipas ligjeve në fuqi. Komuna Farkë na hoqi të drejtën për tu mbrojtur duke përdorur policinë e komunës si dhe atë të Komisariatit nr.1 Tiranë, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj Zonjës Eleonorë Bregu, familjes së saj dhe besimtarëve të komunitetit. Më pas kërkuam të drejtën tonë të shpronësimit e të kompensimit të pronës së vjedhur prej tij në gjykatë, por as aty nuk e gjetëm mbrojtjen e ligjit.

Fatbardh Plaku ka marrë të gjitha masat që edhe nëse pronën tonë nuk e marrin dot pretendentët e paligjshëm, të na shfarosë nga aty ku jemi, duke hartuar kështu projekte rrugësh të panevojshme, nëpër të gjitha objektet në të cilat ne i falemi Perëndisë.

Pyetje: Në çfarë faze është procesi i legalizimit? A ka ndikuar vendimi i gjykatës?

Si shumë objekte kulti në Shqipëri, siç janë kisha, xhami, teqe, tyrbe, e si pjesa më e madhe e familjeve shqiptare, edhe ne jemi në proces legalizimi që prej vitit 2006. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë përfaqësuar nga gjyqtare Fida Osmani, për prishjen e objekteve të kultit të Misionit Shenjtëror Eleonorë, ka ngrirë dosjen tonë të legalizimit.

Përse nuk keni kontraktuar ekspertë privatë të pronave? 

Kemi kontaktuar ekspertë privatë që prej vitit 2006 e në vazhdim. Qendra e eksperteve The experts në ekspertimin e Aktit te Marrjes së Tokës në Pronësi të familjeve Vorpsi, Qosja etj, ka konstatuar shkelje flagrante antiligjore. Dokumenti i origjinës së pronës që pretendojnë paditësit, sipas ekspertizës është i falcifikuar, me firma të falcifikuara. Ky dokument është pa datë, pa vulë, pa numër akti dhe me firma të fallsifikuara.

Si e cilësoni vendimin e gjykatës? Dhe a ndikon ky në aktivitetet tuaja?

Është një vendim i kundërligjshëm, antikushtetues, antifetar dhe kundër të drejtave e lirive themelore të ushtrimit të fesë e të besimit. Gjykata po ligjëron të paligjshmen; po moralizon imoralitetin, falsifikimet; po diskriminon një fe dhe komunitetin e saj fetar. Sipas ligjit në fuqi nr. 9235 (Për kthimin dhe kompensimin e pronës, Neni 28/1), edhe nëse këta pretendentë me pronësi të falsifikuar do ishin pronarë të ligjshëm, gjykata mund të njihte pronësinë që pretendojnë paditësit dhe paralelisht i dërgon paditësit për kompensim tek Komisioni i Kthimit të Pronave, sepse kthimi fizik i pronës kryhet vetëm aty ku është e mundur (pa prishur objektet në proces legalizimi).

Po sipas këtij ligji ne jemi të detyruar brenda 6 muajve të kryejmë pagesën e legalizimit në shtet dhe shteti pagesën tonë ja jep paditësve për kompensim. Në asnjë klauzolë të ligjeve në fuqi nuk parashikohet vendim me prishje as për familiarët, e jo më për objekte fetare e social-kulturore në shërbim të komunitetit.

Sigurisht që ky vendim kushtëzon funksionimin dhe veprimtarinë e përditshme të misionit tonë. U bënë 26 vjet vjet që masmedia dhe organet shtetërore e marrin në konsideratë misionin tonë vetëm në këndvështrim të konfliktit të pronësisë. Konflikti i pronësisë nuk pasqyron thelbin e kësaj feje të re sepse ne nuk përfaqësojmë hipotekën. Të gjithë merren me këpucët e këtij Misioni, që është pronësia, fare pak i kushtojnë vëmendje kokës, ideve, spiritualitetit, besimit që përfaqëson. Është njësoj si të nisësh të gjykosh se sa filozof i madh është Kanti, duke u nisur nga këpucët që vishte ai, apo se sa fizikan i madh ishte Ajnshtajni, duke marre si pikë referimi modelin e flokëve që mbante. Ndaj i kemi sugjeruar gjithkujt se nëse doni të kuptoni thelbin e Misionit Shenjtëror Eleonorë, lexoni librat e filozofisë spirituale të Zonjës së Shpirtit Eleonorë Bregu

Cili është hapi që do ndërmerrni në vazhdim dhe çfarë prisni nga shteti?

Do e apelojmë vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Shënimi i fundit i Zonjës Eleonorë ishte: Më parë jap jetën sesa Truallin e Shenjtë, a do të thotë se do vazhdoni betejën për përmbushjen e dëshirës së saj?

Trualli në të cilin shtrihet Misioni ynë është i Shenjtë, ka veti të shenjta e kuruese. Kjo nuk ishte zgjedhja e Zonjës Eleonorë por fakt. Ashtu si kudo në vendin tonë ka plot Vende të Shenjta e që duhet të lutemi në to si dhe të kujdesemi për mirëmbajtjen e tyre. Ne nuk mund të rrimë e të bëjmë sehir kur drejtësia lajthit në Shqipëri dhe nuk do të lejojmë që kombi ynë të shihet përsëri nga ndërkombëtarët si vendi që i shpalli luftë Zotit, për herë të dytë

Kjo është një përgjegjësi e madhe e jona ndaj kombit për të cilin lutemi, punojmë, sakrifikojmë dhe aderojmë që të begatojë e jo të rikthehemi në regres në vitin  e zi 1967, kur prishëm Kisha e Xhami. E pamë të gjithë se çdo të thotë të jetosh pa besim, pa fe, në dyzetë e pesë vitet e regjimit totalitar. Ndaj dhe Themeluesja e këtij Misioni nuk e përballoi dot më idenë se edhe pas më shumë se dy dekadash demokraci, ne si komb do të zgjidhnim, kësaj rradhe me vullnet të lirë, e jo të detyruar nga diktatura, të prishim objektet e kultit; të mbyllim dyert e fesë e të besimit.

Si vijon misioni pas ndërrimit jetë të themelueses së Misionit Shenjtëror Eleonorë?

Gjithçka funksionon, sigurisht që jo si më parë sepse kemi humbur një Misionare të madhe që na mësoi të besojmë, të lutemi, të duam njëri-tjetrin dhe kombin tonë të vuajtur; materializoi Revelacionin Hyjnor; ndërtoi me gjak objektet e faljes; sakrifikoi gjithçka për ne dhe për kombin e saj. Por gjithsesi jeta vazhdon përsa i përket aktivitetit të përditshëm në këtë komunitet.

Besimtarët e kë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›