E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Kuvendi miraton në parim me 91 vota pr/ligjin për amnistinë

Kuvendi-i-KosovesKosovë- Pavarësisht kundërshtimeve, protestave dhe debateve, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim pr/ligjin për amnistinë. 91 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 17 kanë qenë kundër. Në orën 15:00 pritet që të bëhet edhe votimi në tërësi.

Kanë qenë deputetët e VV-së ata që e kundërshtuan amnistinë, ku Glauk Konjufca ka numëruar disa nga të metat që sipas tij ka projektligji i propozuar nga qeveria e Hashim Thaçit.

Express raporton se siaps tij Ligji për Amnistinë është një kontratë që e vendos me një pjesë të qytetarëve të vet, e që ndodh nga kalimi i një gjendje politike në një tjetër me që rast në shoqëri lindin konflikte të thella apo konflikte të armatosura.

E në Kosovë nuk është ky rast prandaj kur analizohet Ligji për Amnisti duhet të vendoset në kuadrin e plotë juridik për të cilin ai është propozuar e pastaj të sillet në Kuvend për miratim,- tha ai.

Shtrohet pyetja cili është konteksti politik i këtij Ligji. Së pari nuk është kontratë mes shtetit të Kosovës dhe një pjesë e qytetarëve të vet, në këtë ligj nuk e kemi si palë të vetmuara shtetin dhe qytetarët e amnistuar por është kontratë e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Beogradit që doli nga bisedimet mes tyre në Bruksel,- vazhdoi Konjufca. Sipas tij bisedimet me Serbinë janë thelbi i Ligjit derisa përmes tij, tha se qeveria e Kosovës po i bënë të paprekur kriminelët e veriut

Ai tha se të gjithë ata të cilët po kundërshtojnë Ligjin po thirren në emër të moralizimit të cësthjes për ti ikur esencës së problemit.

Ndërkohë para Kuvendit protestuan me dhjetra qytetarë, të cilët ishin kundër miratimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›