E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasuria e Arta Dades: Prokuroria të hetojë lidhjet e saj familjare me organizatën terroriste

Rikthimi përpara kamerave i njerkës me korrespondencë të “Hakmarrjes për Drejtësi” s’e fsheh dhe as e hedh dot poshtë sfidën e lëshuar Edi Ramës nga Ministri Prifti, për t’u testuar nëse është përdorues substancash narkotike. Gjithçka mbetet e hapur edhe pse Edi Rama shpreson të harrohet shpejt.
Diçka ka ndodhur brenda socialistëve që i kanë lënë dezhurnin dhe detyrën për të bërë një konferencë për shtyp zonjës Dade. Sakaq, duhet theksuar se me këtë dalje première dame Arta Dade e ka tejkaluar edhe veten, sepse ka marrë guximin e madh për t’i kërkuar llogari kryeministrit Berisha për pasurinë e një ministri, në vend që ajo të ketë guximin po aq të madh për të pyetur të birin e saj: sesi ka mundësi që i biri Alban Dabulla u dërgon pako poste vëllezërve Shyti në Zvicër - që janë dy drejtuesit e organizatës terroriste famëkeqe: “Hakmarrja për Drejtësi”, e që kanë mbi shpinë dhjetëra akuza të ndryshme e me qindra vjet burg në mungesë.
Bile Orik Shyti në një deklaratë për shtyp theksonte se “është krenar për miqësinë e tij me Alban Dabullën, i cili nga ana e tij po në një njoftim publik për mediat, deklaron se është krenar për miqësitë e shëndosha tek të cilat e ka orientuar nëna e tij e për të cilat i është mirënjohës pikërisht nënës së tij”. Opinioni publik e di mirë se kjo miqësi e shëndoshë lidhet direkt në shkallë përgjegjësi me vendosjen e autobombës së parë në Ballkan. Kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjëse për vdekjen e 6 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Mbi këtë miqësi të shëndoshë rëndojnë 10 vrasje të tjera për të cilat është dënuar nga drejtësia shqiptare me vendime të formës së prerë në mënyrë të përsëritur.
Zonja Arta Dade ka guximit t’i kërkojë Ministrit Prifti të shpjegojë pasurinë e tij, çka ai e ka bërë disa herë për mediet. Mirëpo deputetes së vjetër plot rrudha politike nuk i intereson të dijë të vërtetën, sepse po të kish kërkuar të vërtetën do të kishte pasur guximin të shpjegonte lidhjet e familjes së saj gjenetike, biologjike e politike me organizatat mafioze dhe terroriste.
Sidoqoftë, nuk është anormale që në politikën shqiptare të mos ketë një moral të ndarë mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet realisht. Sepse interferenca personale dhe ajo politike kanë rëndësi dhe përgjegjësi për opinionin publik. Sepse këtë bën zonja Arta Dade kur i lejon birit të saj t’u dërgojë pa të keq kuti apo koli terroristëve që kërkohen nga drejtësia shqiptare. Veçse ky është kompleksi i Ponc Pilati që ngërthen dhe që lan duart nga krimet personale duke paragjykuar njëherë dialogun, me hajdutët e tipit Barnaba dhe më pas duke u kërkuar llogari të tjerëve. Ajo brenda familjes së vet ka instaluar kulturën e pandëshkueshmërisë, kurse në publik akuzon të tjerët për instalimin e kësaj kulture monstruoze.
Prokuroria e Përgjithshme duhet të nisë hetimet e imtësishme për lidhjet e kësaj politikaneje me njerëzit që kërkohen nga drejtësia shqiptare. Të paktën të kuptojë se çfarë duan me ato kuti, që s’janë kuti me fleta votimi, por disa më të rënda. Në fillim transparenca duhet të fillojë nga vetja, nga anët e errëta që fëmijët tanë kanë dhe kanë pasur me elementë që pastaj janë shfaqur terroristë, kontrabandistë, trafikantë, vrasës, grabitës etj. Kërko transparencë, por bëj njëherë vetë transparencë në shtëpinë gjenetike e politike. E janë pikërisht lidhjet me krimin dhe morali e krimit që e detyrojnë ndrikullën Dade që në emër të Edvin Kristaq Ramës, i lidhur edhe ky këmbë e krye me këtë organizatë - siç faktojnë dosjet e hetimit të prokurorisë italiane – t’i kërkojë Strasburgut përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, duke përfaqësuar kështu jo vullnetin e socialistëve shqiptarë, por atë të falangave terroriste

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›