E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e Gaddafit arrin në 150 miliardë dollarë

Liderët opozitarë në Libi vlerësojnë se pasuria e familjes së udhëheqësit të Libisë, Gaddafit është rreth 80 deri në 150 miliardë dollarë amerikanë, transmeton agjencia gjermane DPA.
 

Vlerësimet e ambasadës amerikane në Libi, të publikuara në Wikileaks flasin se familja Gaddafi ka aksione në shumë sektorë të naftës, gazit, ndërtimit, telekomunikimit dhe të tregtisë, por edhe në media dhe në shumë hotele.
 

Tani për tani nuk dihet se sa pasuri ka arritur familja Gadafi të transferojë jashtë vendit, por thuhet se anëtarë e kësaj familje kanë shumë llogari bankare të hapura në shtetet e Gjirit. Flitet se vetëm njëri djalë i tij, Saif al Islam është pronar i një prone të patundshme në Londër, kurse familja ka në pronësi edhe një qendër tregtare në kryeqytetin britanik.
 

Gjithashtu thuhet se familja Gadafi ka edhe një vilë në Vjenë, si dhe 7.5 për qind të aksioneve në klubin e futbollit Juventus, me vlerë 22.9 milionë euro.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›