E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet mësimore, shpërndarja një javë para fillimit të shkollës

Pavaresisht se viti shkollor fillon me heret kete vit, tekstet shkollore do te shperndahen vetem nje jave, para startimit te tij, ne daten 25 gusht. Keshilltari i ministrit te Arsimit, Jovan Kristiqi ne nje interviste per Alsat thote se tekstet do te vazhdojne te shperndahen deri ne daten 15 shtator, nderkohe qe kete vit to do te terhiqen ne shkolla, duke shmangur keshtu rastet abuzive qe jane vene re vitet e kaluara.

“Tekstet shkollore do të fillojnë të shiten prane shkollave ne datën 25 gusht. Ky process do të bazhdojë deri në datën 15 shtator. Librat tani do të merren në shkollë. Prindërit do të orientohen më mirë nga drejtuesit e shkollës, nga mësuesit që janë aty. Do të jetë një lehtësim më I madh për prindërit dhe arsyeja e dytë është edhe për të shmangur disa elementë korruptivë që u vunë re gjatë praktikës së këtyre 2-3 vjetëve të fundit” tha Kristiqi.

Kete vit edhe skema e subvencionimit ka ndryshguar. Per kategori te caktuara jane vendosur kritere lehtesuese, persa i perket blerjes se teksteve.

“Përsa I përket disa kategorive sic janë ato me asistencë apo dhe disa kategori të tjera do të subvenciohen 100%. Po kështu, 100% subvencionohen edhe librat e nxënësve të minoritetit grek ose maqedonas” tha Kristiqi.

Kete vit eshte shtuar dhe nje element i ri per ato familje ku paga e kryefamiljarit eshte nen 30 mije leke. Tekstet per femijet e tyre do te subvenciohen ne masen 50%.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›