Pasuria e Shkëlzenit dhe Argitës, e dhjetëfishuar për 5 vjet. A janë të korruptuar fëmijët e kryeministrit?

Shkelzen dhe Argita Berisha
Procesi gjyqësor mes fëmijëve të kryeministrit, Shkëlzen dhe Argita Berisha, me deputetin socialist, Saimir Tahiri, ka vijuar edhe ditën e sotme. Por, ndërsa procesi është kthyer në një farsë, deputeti socialist jep të dhënat e pasurisë së tyre, duke ngritur një pyetje:Kushmund të më thotë, a janë apo jo të korruptuar këta
Pasuria e Shkëlzen Berishës në vite (sipas Deklarimit të Pasurisë):
Viti 2006 – 9 milionë lekë të vjetra + apartament 56 milionë lekë të vjetra (total 65 milionë lekë të vjetra).
Viti 2011 – 630 milionë lekë të vjetra (dhe apartament nuk ka më, jeton me qera)
Pasuria e Argita Berishës në vite (sipas Deklarimit të Pasurisë):
Viti 2006: 880 milionë lekë të vjetra (përfshirë 10 apartamente në Tiranë)
Viti 2011: 1 miliard e 825 milionë lekë të vjetra (përfshirë 9 apartamente), shprehet deputeti socialist.
Siç shihet nga shifrat, Shkëlzen Berisha brenda 5 viteve e ka dhjetëfishuar pasurinë e tij, ndërkohë që nuk merret me ndonjë punë apo aktivitet të veçantë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Argitën, pasuria e të cilës është në shifra të frikshme.