Pasuria shpirterore dokumentohet ne Qendren Kombetare te Inventarizimit
Pasuria shpirtërore tashmë do të rregjistrohet nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurisë na bën me dije drejtori i këtij institucioni, Izet Duraku. Isopolofionia, Epos i Kreshnikëve, veshjet dhe veglat popullore do jenë të dokumentuara. Tashmë një grup specialistësh kanë miratuar pasaportën shkencore, ku do të rregjistrohet kjo pasuri kombëtare.
Krahas inventarizimit do të bëhet e mundur edhe ekspozimi, përmes aktivitetesh të ndryshme për ta bërë të njohur publikun e gjerë.
Në mes të muajit prill do të çelet një ekspozitë me lahuta shekullore, të cilat pasqyrojnë vlera të veçanta për kulturën popullore të vendit tonë.