E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa ne Kube ben thirrje per shoqeri te hapur dhe liberale

Papa Benedikti XVI gjatë vizitës së tij në Kube u kërkoi kubanezëve që të punojnë për një shoqëri më të hapur dhe liberale. Kjo është vizita e parë e një Pape në 14 viet. Në një meshë përpara 200 mijë personave në qytetin lindor të Santiagos, Benedikti XVI lëshoi një thirrje për një “shoqëri të re”. Ati i Shenjtë u mirëprit në ishull nga presidenti Raul Castro, i cili deklaroi se ana shpirtërore e kubanezëve është një aspekt shumë i rëndësishëm . Vizita në ishull, me rastin e 400-vjetorit të zbulimit të Kubës nga kolonët spanjollë, do të dërgojë Benediktin XVI në kishën e konsideruar një pasuri botërore të Virgjëreshës Bamirëse së El Kobres, përpara se të përfundojë me një fjalim në sheshin kryesor të Havanës, përpara qindra mijëra personave.
Disa javë më parë, ndonëse pa përmendur emra konkretë, Benedikti I 16-te e konsideroi komunizmin si një “sistem të kaluar”, ndërsa bëri thirrje për sa më shumë demokraci mes njerëzve. Asnje takim me opoziten nuk eshte parashikuar ne axhenden e kreut te Varikanit Pak para mbërritjes në Kubë, Papa deklaroi se sistemi marksist komunist në Kubë është i tejkaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›