Videoja e Muhamed Merah ne TV Al-Xhazira

Ndërsa drejtuesit e televizionit arab, Al Jazeera po zhvillojnë një mbledhje në Katar, ku po diskutojnë për çështjen në fjalë, pasi videoja mbërriti në redaksinë e TV në Paris.
Një kartë memorie kompjuteri që përmbante një montazh të pamjeve të atentateve të shoqëruara me leximet e Kuranit iu dërgua kanalit televiziv para se të merrej nga policia.
“Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse letra ishte postuar natën e së martës nga vetë Merah, apo nga ndonjë bashkëpunëtor i tij të mërkurën në mëngjes”, njoftoi gazeta.
23 vjeçari Merah u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë javën e kaluar. Vëllai i tij, Abdelkader Merah, është akuzuar për bashkëpunim në vrasje, por ai i mohon akuzat.
Ndërkohë, policia franceze po kërkon një person të tretë në lidhje me vjedhjen e motorit tip “scooter” që u përdor nga vrasësi në atentatet e tij.
Ndërkohë, babai i Merah tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se i biri i tij do të varroset në Algjeri, që është edhe vendlindja e tij.
Mohamed Benalel Merah deklaroi gjithashtu se do të ndërmarrë një aksion ligjor kundër autoriteteve franceze për vdekjen e të birit, duke u shprehur se policia mund ta kishte kapur atë të gjallë.