Pasurimi i uraniumit, SHBA-të paralajmërojnë Iranin

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se “ne i bëjmë thirrje edhe një herë Iranit që të pezullojë aktivitetet e pasurimit të uraniumit dhe të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore”.
Paralajmërimi vjen pasi mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së konfirmoi se Teherani ka filluar pasurimin e uraniumit me 20% në impiantin nëntokësor Fordo.
Nga ana tjetër, edhe Britania e Madhe dhe Franca e kanë dënuar lëvizjen.
Analistët thonë se pasurimi me 20% është një hap përpara drejt prodhimit të armëve bërthamore me uranium, por Teherani ngul këmbë se është për qëllime paqësore./Start/F. P/
2012-01-10 09:37