E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuritë e klanit SALI në 2007: varfanjakë në opozitë, miliarderë në pushtet

Nga Kledian Lula

kledianlula@yahoo.com

Klani politik BERISHA që u tha shqiptarëve në vitin 2005, se do të qeveriste me duar të pastra, deri në atë kohë rezultonte se përbëhej nga ish-pushtetarë e politikanë që jetonin në mjerim si populli, me pagat mujore e të varfër. Sipas deklaratave të pasurive të muajit shtator 2005, koha kur mbyllën 8 vitet e opozitës dhe u ulën në kolltuqet e pushtetit, gjithë klani Berisha prezantohej në popull si i varfër, me jetë prej lypsari. Madje, në kundërpërgjigje të demagogjisë së tyre për varfërinë e ministrave të rinj të PD-Berishës, opozita e majtë vendosi në parlament një kuti donacionesh, duke bërë thirrje të faleshin lekë për familjet e qeveritarëve varfanjakë.

Varfanjakët miliarderë të pushtet-krimit SALI

Në krye të listës të politikanëve lypsarë të vitit 2005, qëndronte kapoja i këtij klani, kryedemagogu i ndershmërisë e luftës anti-korrupsion, kryeministri Sali Berisha, pasuria e të cilit rezultonte të ishte kjo: 1 shtëpi 74 metër katror në lagjen Brakë, një pardesy e bardhë e Lëvizjes së Dhjetorit 90 dhe 3 milion lekë të vjetra kursime depozitë në bankë, ndërkohë që bashkëshortja e tij Liri Berisha, ishte në mjerim të plotë, mbasi nuk kishte asnjë kacidhe. Ish-Ministri i Financave të kohës kur guvernatore banke ishte Sudja, kapoja i ministrisë së financë-bandës Ritvan Bode, rezultonte se kishte si pasuri vetëm 1 shtëpi, një makinë të vjetër, të blerë me borxhe dhe pagën mujore. Lypsar rezultonte dhe ministri koncensionar Genc Ruli, pasuria e të cilit ishte si e gjithë shqiptarëve: 1 banesë modeste dhe paga mujore. Akoma më e varfër rezultonte në opozitë dhe ministrja e hidrocentraleve Majlinda Bregu, e cila në ato vite mbijetonte vetëm me pagën e saj si spikere lajmesh në TVSH dhe me honoraret si pedagoge e me ndonjë punë që i dilte përpara. Po kështu, i varfër në opozitë rezultonte dhe ministri Genc Pollo, i cili për të hapur një llogari bankare 100 mijë lekëshe për 2 gocat, kishte shtrënguar rripin dhe kishte kufizuar deri edhe kafet me shokët. Ndërsa ministri Lulëzim Basha, ekstrem fukarai që po kërkon të uzurpojë bashkinë e Tiranës, ishte aq i varfër kur u fut në COP-in e Saliut, sa u detyrua të shiste makinën dhe shtëpinë në Holandë e të linte familjen me qera atje, për të mbijetuar ekonomikisht, duke sakrifikuar për ti shërbyer Shqipërisë si ministër, ndërkohë që ka gënjyer, mbasi nuk ka shitur as shtëpi, as makinë. Akoma më i varfër ka qenë ministri vrasës i Gërdecit, trafikanti Fatmir Mediu, i cili vetëm 2 vjet pas ardhjes në pushtet, duke punuar me përkushtim arriti të blinte një apartament të vogël me sipërfaqe 220 metra katrorë dhe me vlerë 186 mijë euro. Në varfëri të plotë ka jetuar në ato vite opozitë dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministrat Sokol Olldashi (thoshte se në opozitë ka pirë cigare të hapur), Enkelejd Alibeaj, Bujar Nishani, Kosta Barka, Lufter Xhuveli etj.

Sipas fjalimeve që mbanin gjatë opozitës, por dhe sipas deklaratave të pasurisë që plotësonin e tundnin si certifikata ndershmërie përpara shqiptarëve, duke u (vet)deklaruar si të varfër e lypsarë, rezultonin të ishin deri në majin shtator 2005 të gjithë ata politikanë që sot janë strukturë miliardere e pushtet-krimit SALI. Por, nëse i referohesh deklaratave të pasurive të klanit të duarve të pastra, të bëra në qershor 2007, pra vetëm 2 vjet pas hipjes në kolltuqe, rezulton se klani SALI, nga varfanjak në opozitë është miliarder në pushtet. Në vitin 2011, klani qeverisës i pushtet-krimit SALI, rezulton të ketë pasuri sheikësh të hipotekuara në llogari bankare e prona fizike brenda dhe jashtë vendit, ku kryesuese është familja kryeministrore, me eksponentë miliarderë dy fëmijët e kryeministrit Sali Berisha, të cilët disponojnë pasuri të vëna gjatë 7 viteve sundimit të SALI BABËS dhe po kështu, gjithë pjesëtarët e pushtet-bandës hajdute e vrasëse.

Në vitin 2005 lypsarë, në vitin 2007 milionerë

Pa komentuar asgjë, por duke iu referuar deklaratave të plotësuara nga vetë ish-varfanjakët e opozitës SALI, mund të shikoni duart e pastra me të cilat ka qeverisur klani SALI menjëherë pasi erdhi në pushtet. Më poshtë po publikojmë listë-pasuritë dhe përfitimet e shumta financiare të krerëve të klanit SALI, të siguruara vetëm 2 vjet pas ardhjes në pushtet.

Sali Berisha, kryeministër

-Pakësim i 2/3 pjesë të apartamentit që ndodhet në Rruga “Prokop Myzeqari” dhe likuidim i borxhit 2.1 milion lekë që i morri vajzës së tij, Argita Sali Malltezi

-Shtim (pa shifër) nga shkëmbimi i apartamentit në Rrugën “Mustafa Matohiti” dhe vend parkimi makinash nëntokësor (poshtë shtëpisë)

Pakësim i gjendjes cash me 950 000 lekë

-Shtesë llogarie (Liri Berisha) 736 lekë

-Shtesë llogarie (Liri Berisha) 16 334 lekë

-Shtesë llogarie 6 000 euro

-Shtesë llogarie 1 154 350 lekë

-Shtesë llogarie 408 857 lekë

-Shtesë llogarie 9 157 lekë

-Pakësim llogarie 286 lekë

-Të ardhura nga rroga (S.Berisha) 2 540 520 lekë

-Të ardhura nga KRRTSH dhe dietat për udhëtim jashtë vendit 386 250 lekë

-Paga e bashkëshortes 337 339 lekë

-Të ardhura nga shpërblimi i bashkëshortes 56 210 lekë

Jozefina Topalli, kryetare Kuvendi

-Pakësim depozite i deklaruar më parë, vlera 5000 Euro (5 mijë) (BIA).

-Benz (automjet) i blerë me shumën e tërhequr nga depozita e lartpërmendur. Vlera 5000 Euro (5 mijë).

-E ardhur nga kompensimi i pronave për shkak të trashëgimisë. Pjesë takuese imja 1/3. vlera 3.000.000 Lekë (3 milionë)

-Kursim nga llogari rrjedhëse (paga) e kaluar brenda të njëjtës bankë, në depozitë bankare (banka Credins). Vlera 1.000.000 lekë (1 milionë).

-Të ardhurat tërësore nga paga. Shuma 1.724.352 lek.

-Të ardhura sipas bilancit të shtypshkronjës

-Depozitë bankare (banka Credins), urdhërxhirimi (12.09.06), vlera 1 milionë lekë

-Llogari rrjedhëse (Banka Credins) për të kaluar në depozitë bankare në prill. Vlera 1 milionë.

-Të ardhurat nga pagat për 1 vit. Shuma 2.015.412

-Të ardhurat nga dietat për 1 vit. Shuma 1.035.567

-Kontratë sipërmarrje për truallin e ndodhur në Shkodër, sip 2500 m2 të deklaruar më parë. Në realizim të saj do të merret 1/12 pjesë e 30% të ndërtesës dhe 2500 Euro. Vlera 25000 Euro.

-Kontratë sipërmarrje të pronës së deklaruar më parë (shtëpi+ truall) në përfundim të së cilës do të merret pjesa takuese.

-Aktiviteti i shtypshkronjës ku kam qenë aksioner nuk e ka nxjerrë akoma bilancin.

-Nga aktiviteti im privat i deklaruar në Shkodër. Vlera 1.300.000 lekë (një milion e treqind mijë).

-Të ardhurat nga qeratë e ndryshme në valutë. Vlera 4000 USD

Lulëzim Basha, Ministër

-Shitur shtëpia në Hollandë (te deklarimi i parë), nga kjo shumë e ka 199.726, është shlyer leverdia e mbetur. Pjesa tjetër në bankë, POST BANK

-EUR 257. 500 (dyqind e pesëdhjetë e shtatëmijë e pesëqind).

-Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe private

-Të ardhura nga paga si Ministër i MPTT me vlerë 5.211.200 lek

-Të ardhura nga paga si Ministër i MPJ, me vlerë 10.422.400 lek

-Të ardhura nga shpërblime fundviti në MPJ, me vlerë 46.600 lek

-Të ardhura nga paga e bashkëshortes, me vlerë 51.391 Euro

-Shlyer kësti i fundit i apartamentit në Rr. Dervish Hima, Tiranë, me vlerë 35.000 USD

-Shlyer kredia e shtëpisë në Utrecut,

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›