E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasurite e paluajtshme, lista e pronareve qe duhet ta verifikojne

Te gjithe ata persona qe kane pasuri te patundshme ne Zonen Kadastrale Nr. 8320, Tirane, duhet te verifikojne pasurine e tyre, per te pare nese ka parregullsi apo jo ne te. Si pjese e projektit per Administrimin dhe Menaxhimin e Tokes, gazeta "Koha Jone" publikon sot te plote listen e personave qe duhet te verifikojne regjistrimin fillestar te pasurive te paluajtshme Zonen Kadastrale Nr. 8320, Tirane. Me konkretisht, afishimi publik per te gjithe banoret qe kane prona ne kete zone, do te behet ne adresen Rruga Shkoder-Tirane, Koder Kamez, perballe "Farmaci Shehu" ne Tirane. Nga momenti i afishimit, te gjithe te interesuarit mund te verifikojne regjistrimin e pronave te tyre brenda 45 diteve. "Te gjitha subjektet private dhe shteterore qe kane te drejta pronesie, ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e paluajtshme ne Zonen Kadastrale Nr. 8320, jane te ftuar te verifikojne Regjistrimin Fillestar te pasurive te tyre. Ne kete faze te ketij procesi, eshte e rendesishme bashkepunimi i ngushte i te gjithe personave, qe kane te drejte mbi pasurine, me ekspertet, duke verifikuar te dhenat ne listat e afishuara", - thuhet ne njoftim. Ne rast se gjate kesaj faze konstatohen mangesi ne informacionin e afishuar, atehere pronari, si dhe personat qe kane interesa te tjera mbi pasurine, duhet te bejne plotesimet e nevojshme dhe t'i paraqesin vete ato, brenda afatit te afishimit publik, ne ambientin e afishimit, prane specialisteve te ngarkuar me kete detyre te Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. "Te gjitha pretendimet do te shqyrtohen dhe do te paraqiten ne listat e afishuara brenda periudhes se Afishimit Publik", - vijon njoftimi publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar eshte falas per te gjithe pronaret dhe personat qe kane te drejta mbi pasurite e paluajtshme. Nderkohe qe afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme mund te shihet edhe ne faqen zyrtare te internetit te ZRPP-se: www.zrpp.gov.al. Mbi bazen e ketij procesi do te ndertohet Sistemi i Ri i Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›