E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohet pika e kalimit kufitar në Kakavijë pas 4 orësh

KAKAVIJË- Sërish probleme në pikën kufitare të Kakavijës, por këtë radhë në tokën neutrale.

Mësohet se që prej orës 04:00 të ditës së sotme është bllokuar kalimi për në tokën greke, pasi ka pasur probleme në sistemin kompjuterik në doganën greke.

Për pasojë në tokën neutrale kishte radhë të gjata automjetesh për rreth 4 orë, ndërsa më pas situata u zhbllokua.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›