Topi, show politik me 100-vjetorin e "Lidhjes se Prizrenit"
Bamir Topi ishte dje ne mesdite ne aktivitetin perkujtimor te organizuar ne mjediset e Qendres Kulturore te Forcave te Armatosura ne Tirane, ku sipas Presidences, u gjend atje me rastin e 100-vjetorit te themelimit te shkolles "Lidhja e Prizrenit" te fshatit Kolesian, ne krahinen Lume te Kukesit. Topi dekoroi edhe dy personalitete te shquara qe dhane kontribut te vecante ne hapjen e kesaj shkolle te pare shqipe te te gjithe zones verilindore te vendit.
Por e verteta qendron ndryshe. Ceremonia per 100-vjetorin e Shkolles se Pare Shqipe ne Lume faktikisht eshte zhvilluar me 14 tetor te vitit te kaluar. Atehere, Bamir Topi kerkoi te merrte pjese, por organizatoret nuk e pranuan ne ceremoni. Prandaj zgjodhi diten e djeshme te 7 Marsit, gjashte muaj me pas, qe ne Tirane, ne prezencen e disa perfaqesuesve te Shoqates "Luma", te beje show-n radhes. Per me teper, dekoraten e dhene pardje, praktikisht nuk kishte se kush ta merrte, sepse mungonte si kryetari i Komunes, ashtu dhe drejtoresha e shkolles qe do te dekorohej.
Ne keto kushte, Bamir Topi arriti te terheqe ne Presidence, disa perfaqesues te Shoqates atdhetare kulturore "Luma", te cileve u ndau dekorata. Kurse me pas, Topi njoftoi dekorimin edhe per Shkollen "Lidhja e Prizrenit", Kolesian, Kukes, me Urdhrin "Naim Frasheri" i Arte, me motivacionin: "Per edukimin atdhetar dhe arsimimin e shume brezave nxenesish, te cilet kontribuuan ne te gjithe Shqiperine per perparimin e saj", dekorate qe s'e terhoqi askush.