E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredite, bankat kane me shume besim tek bizneset Eglantina Nasi

Bizneset duket se aktualisht jane me te preferuarit e bankave per t'u dhene kredi, duke ua tejkaluar individeve lidhur me kete tregues. Te pakten keshtu referon nje raport i fundit i Shoqates se Bankave, sipas te cilit, kredite per korporatat u rriten me nivelin prej 21.6 per qind gjate periudhes se fundit te vitit te kaluar. Ndersa ne teresi, niveli i kredidhenies nga ana e bankave ne financimin e sektorit privat gjate tremujorit te fundit te vitit 2011, eshte cilesuar si me i larti krahasuar me tre tremujoret e tjere pergjate tij. "Tremujori i fundit i vitit u karakterizua nga nje perfshirje me e madhe duke shenuar rritje te kredidhenies prej 4.4 per qind. Kurse portofoli i kredise se bankave u rrit me 15.3 per qind pergjate vitit 2011 duke arritur ne 566 miliarde leke, dhe perben 51 per qind te aktiveve te sistemit", - vlereson nder te tjera ky raport i Shoqates se Bankave, duke konstatuar nivele jo vetem te larta, por edhe te qendrueshme te treguesit te kredidhenies nga ana e sistemit bankar qe operon ne vendin tone. Sipas eksperteve bankare, kredia e dhene per ekonomine ne total, rezulton se ne fund te dhjetorit 2011 ka qene ne shifrat 531 miliarde lekesh. Nje shifer e konsiderueshme kjo, po te kemi parasysh se ende vazhdon te ekzistoje nje nivel i caktuar i kredive te keqija, per te cilat po ndeshet vazhdimisht veshtiresi prej sistemit bankar per t'i mbledhur ato. Me tej, pohohet edhe fakti se "sektoret e bizneseve vendase me te kredituar te ekonomise jane sektori i sherbimeve edhe ai i industrise".

"Kredite me probleme arriten ne dhjetor ne 18.8 per qind, nivel ky i ndikuar jo vetem nga problematikat ne sektore te caktuar te ekonomise, por dhe nga ngadalesimi i dukshem i ritmeve te rritjes se kredise ne 2-3 vitet e fundit", - citon konkretisht raporti i lartpermendur i eksperteve bankare. Te cilet gjithsesi, e permendin edhe faktin se ka pasur nje shtrengim nga ana e bankave te nivelit te dyte, per t'u dhene hua bizneseve. Ndersa ky i fundit eshte pohuar edhe nga vete Banka e Shqiperise, gjate nje raporti te pak javeve me pare, per nivelin e kredidhenies ne fund te vitit 2011. "Bankat kane shtrenguar standardet e kredidhenies ne nje mase me te madhe per ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe per kredine per qellime te financimit te kapitalit qarkullues", - thuhej saktesisht ne te. Duke perfunduar se "faktoret me kontributin kryesor ne shtrengimin e standardeve te kredise per biznese, jane situata e kredive me probleme, problemet specifike te sektorit ku operon biznesi dhe situata e pergjithshme makro-ekonomike". Kurse per individet, thuhet se faktoret qe ndikuan ne shtrengimin e dhenies se kredive ndaj tyre, ishin gjendja financiare, por edhe dhe zhvillimet ne tregun e pasurive te paluajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›